FRD më në finalizohet zyrtarisht

Partia Fryma e Re Demokratike
Partia Fryma e Re Demokratike është regjistruar në Gjykatën e Tiranës, si person juridik.
Menjëherë pas finalizimit zyrtar të FRD-së, partia më e re politike në vend, në një mesazh drejtuar mediave shprehet se premton se do të punojë për tju rikthyer shpresën shqiptarëve dhe vendosjen e demokracisë.
Vendimi i hap rrugë intensifikimit të veprimtarisë që nis nga e premtja në Vlorë me hapjen zyrtare të degës së parë të partisë, Fryma e Re Demokratike. Vendimi për zyrtarizimin e kësaj partie u dha nga gjykatësi Ilir Çeliku.
Në 30 Prill zyrtarisht FRD u prezantua si partia më e re, për të cilën diskutohet gjerësisht se pas korrikut do të drejtohet nga Bamir Topi, sapo ai të largohet nga posti i Kreut të Shtetit.
Grupi nismëtar i kësaj partie përbëhet me kryetari Gazmend Oketa, dhe anëtare Aleksandër Biberaj dhe Andi Seferi. /E.L/