Prokuroria duhet të jetë e pavarur

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama,
Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, është takuar sot me ambasadoren e Francës në Tiranë, Christine Moro.
Në takimin midis Ina Ramës dhe ambasadoren franceze u diskutua për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe rolit të tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, si dhe roli i Prokurorisë shqiptare si një nga hallkat e rëndësishme në ruajtjen dhe zbatimin e ligjit. Në këtë aspekt u trajtuan dhe çështje të veçanta, me të cilat ndeshet drejtësia shqiptare, hetimi i plotë dhe i gjithanshëm i proceseve të ndryshme, transparenca dhe efektiviteti në gjykim.
Në vijim të takimit midis kryeprokurores Ina Rama dhe ambasadores së Francës në Tiranë, Christine Moro, u trajtuan dhe çështje mbi zhvillimet aktuale.
Në takim u diskutua rëndësia se secili institucion duhet dhe e ka për detyrë të punojë në mënyrë të pavarur, bazuar në ligj dhe jashtë çdo ndërhyrjeje, për të garantuar shtetin e së drejtës. Mbi këtë bazë, ambasadorja franceze shprehu mbështetjen e saj për Prokurorinë shqiptare dhe punën profesionale të kryer prej saj si dhe vlerësoi bashkëpunimin midis institucioneve të akuzës të dy vendeve.