Çështja e Tahirit me fëmijët e Berishës, vendimi jepet me 28 qershor

Deputei socialist Sajmir Tahiri
Më 28 qershor Gjykata e Tiranës do të japë vendimin përfundimtar lidhur me dëmshpërblimin që deputeti Saimir Tahiri do të kryejë apo jo ndaj fëmijëve të kryeministrit Berisha, të cilët kanë akuzuar atë për shpifje.
Deputeti socialist pas përfundimit të procesit të sotëm u shpreh se tashmë vendimi është në dorë të gjykatës, nëse do i nënshtrohet pushtetit politik apo do i japë zë të drejtës.
Tashmë vendim është në dorë të gjyqtarit, dhe ai do të vendosë ti nënshtrohet pushtetit politik, duke u skllavëruar përpara interesave politike, duke u rreshtuar njëkohësisht me fëmijët e kryeministrit dhe kryeministrit. Apo do i besojë lirisë, drejtësisë, ligjit dhe frymës së Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi, për ti dhënë zë të drejtës apo interesave të pushtetit. Është në dorën e gjyqtarit të zgjedhë të jetë në anën e së drejtës, apo të jetë në anën e atyre që sot përkohësisht kanë pushtetin politik në dorë,- deklaroi deputeti Tahiri. /E.L/