Rama takohet me kreun e PE, Shulz dhe kryeministrin belg, Di Rupo: Hyrja në BE sështë shëtitje në lëndinë

Edi Rama - Martin Shulz

Takimi me Elio di Rupo

Rama - Sanino
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një vizite në Bruksel ka zhvilluar takime të veçanta me Presidentin e Parlamentit Evropiane, Martin Shulz dhe kryeministrin e Belgjikës, Elio di Rupo.
Në takimin me kreun e PE-së, sipas njoftimit të PS-së, është diskutuar mbi rrugën e Shqipërisë drejtë BE-së dhe konkretisht marrjen e statusit të vendit kandidat. Rama ka folur me Shulz mbi situatën politike në Tiranë duke theksuar nevojën për të përmbyllur sa më shpejt reformën zgjedhore dhe atë parlamentare.
Gjatë takimit me kreun e qeverisë belge, Rama ka diskutuar mbi sfidat e së majtë në Evropë dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kreu i PS-së ka theksuar se PS do të kontribuojë për marrjen e statusit kandarit por Di Rupo është shprehur se Shqipëria i takon familjes evropiane, por nga ana tjetër duhen kryer disa reforma të rëndësishme si ajo zgjedhore, parlamentare dhe reformat në drejtësi.
Nuk shkohet në Bashkimin Evropian sikur po shëtit në pyll, ka kushte, kushte dhe rregulla themelore që duhen respektuar siç janë transparenca, demokracia, pavarësia e gjyqësorit, si dhe fakti që parlamenti është institucioni më i lartë që kontrollon qeverinë.
Shkurt, nuk mund të hyhet në BE sikur po shëtisim në një lëndinë. Ne jemi pro për atë që të mund ta bëjmë që Shqipëria të jetë pjesëtare në BE, ka thënë Di Rupo. Sipas tij nëse këto reforma nuk realizohet atëherë integrimi në BE do të vonojë shumë.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, Rama është takuar gjithashtu edhe me Drejtorin për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sanino.
Rama: Mundësia për statusin është zvogëluar dramatikisht
Lideri i opozitës në Shqipëri. Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë në Bruksel ku është takuar me kryeministrin e Belgjikës, Elio di Rupo dhe me përfaqësues të Drejtorisë për Zgjerimin në Komisionin Evropian.
Megjithëse, zyra e shtypit, pranë Partisë Socialiste, ende nuk ka asnjë njoftim për këto takime, vetë kreu i saj shprehet në rrjetin social Tuiter se ka marrë mesazhin e qartë se procesi i zgjedhjes së presidentit ka dëmtuar shanset për marrjen e statusit kandidat për BE.
Mesazhi i njëjtë dhe i qartë: Me zgjedhjen e njëanshme të presidentit u humb një shans për ta rritur mundësinë e marrjes së statusit në BE, shkruan Rama. PS do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje edhe pse mundësia për statusin u zvogëlua dramatikisht. Reforma Zgjedhore domosdoshmëri për më tej, vazhdon kreu i PS-së. /F.S/