Jankulovska nuk e do gjuhën shqipe në ministri

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska
Ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska, ka thënë se uebfaqja e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë nuk ka nevojë të jetë edhe në shqip.
Ministrja e Brendshme e Maqedonisë i ka bërë deklaratat në një intervistë për televizionin ALSAT-M.
Informacionet që përmban kjo faqe interneti janë të mjaftueshme dhe janë të kuptueshme për të gjithë qytetarët e vendit, ka deklaruar Jankulovska.
Por më herët zëvendësi i saj, Xhelal Bajrami, kishte premtuar se ueb-faqja do të jetë në dy gjuhë.
Jankulovska ka thënë se qytetarët shqiptarë duhet të jenë të kënaqur pasi kanë mundësin në këtë ueb-faqe formularët për aplikim për pasaporta dhe letërnjoftime ti shkarkojnë edhe në shqip. /E.L/