E Diel, 1 Nëntor 2026

FRD prezanton kandidatët në Vlorë. Topi: Bregdeti i jugut ka mbetur peng i politikave klienteliste të qeverisë

topi ne vloreFryma e Re Demokratike prezantoi sot kandidatët e saj për qarkun e Vlorës. Lista e FRD kryesohet nga Daut Gumeni dhe Edlira Gjoni.

Duke folur në këtë tubim, kryetari i FRD, Bamir Topi tha se shqiptarët sot nuk duhet të zgjedhin të keqen më të vogël, por ata kanë nevojë të kthjellohen për të zgjedhur opsionin më të mirë, që mendon për interesat e tyre dhe jo karriget e pushtetarëve.

Sipas tij, ky opsion ekziston në FRD.

Topi komentoi edhe seancën e votimit të tre ligjeve, duke thënë se është një turp për politikën shqiptare, pasi parlamenti dështoi me integrimin.

Ata nuk bëjnë zgjedhje të lira, kjo e mban peng integrimin, tha Topi.

Duke iu referuar ndërtimeve në bregdet, kryetari i FRD akuzoi: Bregdeti i jugut ka mbetur peng i politikave klienteliste të qeverisë dhe investimet bëhen aty ku janë interesat e pushtetit.

Topi akuzoi lidershipin e PD-së, që sipas tij tradhtoi kauzën e së djathtës dhe demokratët e 91-shit duke e përfunduar legjislaturën me deputetë të majtë.

Merrni pjesë në votim, parlamenti shqiptar ka nevojë të ekuilibrohet dhe jo të mbetet peng i politikës së vjetër, mbështesni FRD-në, politikën e re të komunikimit, votoni 66-ën, tha Topi.

Ndërsa kandidati i parë në listën e FRD, Daut Gumeni, tha se FRD nuk bëri koalicion për një thelë pushteti, por garoi e vetme për të sjellë një frymë lirie në shoqërinë shqiptare./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›