E Diel, 1 Nëntor 2026

Roshi: Monumentin e dy gishtave do e heq me helikopter nga qendra. Berisha është Sllobodani i Kavajës

kavaja-4Monumenti simbol i dy gishtave, kushtuar lëvizjes së parë demokratike në Shqipëri, që u zhvillua me 25 mars 1990 në Kavajë, do të hiqet nga qendra e këtij qyteti.

Këtë e bën të ditur kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi në një intervistë për Panoramën.

Ndryshimi në sheshin e Kavajës fillon që nga heqja e monumentit me dy gishtat lart. Do tia ngre me helikopter dy gishtat dhe do tia lë Sali Berishës para Partisë Demokratike. Sepse ai është sheshi i qytetarëve dhe i besimtarëve të Kavajës. Kavaja është për kavajasit dhe jo për Sali Berishën. Se Berisha ka 22 vjet që grabit Kavajën dhe i mashtron qytetarët e saj. Ndërkohë që Kavaja e mbajti me bukë, Berisha u tregua bukëshkalë. Nuk i dha asgjë Kavajës, por vetëm i mori dhe i mori ndër vite. Kavaja tani është rozë, fund e krye, tha Roshi.

Monumenti është simbol i demokracisë, por që fatkeqësisht Berisha është tallur me këtë simbol 22 vjet. Kështu që do ti marrim ato dy gishta që i kanë mbetur Berishës në Kavajë dhe tia çojmë me helikopter para derës së partisë.

Helikopterin do ta marr me qira, me lekët e xhepit tim. I ka hallall, thotë Roshi, duke shtuar se pjesa tjetër do bëhet copa- copa.

Kryebashkiaku thotë se në vend të këtij monumenti do vendoset një shatërvan spektakolar.

Kryebashkiaku shprehet se i kanë fondet për të realizuar  projektet e qendrës, xhaminë dhe stadiumin, por edhe pse i ka kërkuar Berishës dy herë takim për problemet dhe fondet e Kavajës, ai nuk e ka pritur.

Sipas tij, Berisha hyn në këto zgjedhje si Sllobodani i Kavajës për shkak të mashtrimeve dhe pisllëqeve që ka bërë më këtë qytet./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›