FRD takim me nismëtarët në Lezhë
Partia Fryma e Re Demokratike realizoi një takim me nismëtarët e kësaj partie në qyetin e Lezhës. Kreu i grupit nismëtar i Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa, duke e vlerësuar Lezhën mbështetëse historike të alternativave të reja tha se FRD lindi për ta rikthyer moralin e politikës dhe realizuar prosperitetin.
“Lezha është mbështetëse historike e alternativave të reja. Morali i munguar në politikë, aryesja e humbjes së besimit.FRD lindi për ta rikthyer moralin e politikës dhe realizuar prosperitetin” u shpreh Oketa.
Më 20 qershor FRD u regjistrua zyrtarisht si parti në Gjykatën e Tiranës dhe vetëm dy ditë më vonë ajo zyrtarizoi hapjen e degës së saj të parë në qytetin e Vlorës.