Pack: Me deklaratat luftënxitëse, Serbia po shkon në qorrsokak

Eurodeputetja gjermane, Doris Pack në një intervistë për një nga mediat kosovare ka folur për deklaratat e fundit që vijnë nga zyrtarët e Serbisë e që kanë të bëjnë me Kosovën.
Duke komentuar deklaratën e presidentit të ri të Serbisë, Tomisllav Nikolic, se a “është e nevojshme ta marrin Kosovën me luftë”, Pack ka thënë se me deklarata të tilla Serbinë nuk mund ta ndihmojë dot as Zoti.
“Ju nuk duhet t`i kushtoni shumë rëndësi këtyre fjalëve të çmendura. Në fund të fundit ai duhet të respektojë realitetin në të kundërtën do të ndëshkohet. Nëse vazhdohet me këso lloj deklaratash, atëherë Serbisë as Zoti nuk mund ti ndihmoj”, ka thënë Pack Madje Pack shkon edhe më tej, duke thënë se me lojërat politike që është duke i bërë Serbia dhe me demokracinë jofunksionale, ky shtet është duke shkuar në qorrsokak.