FRESSH, Rama: Ti japim formë një politike të re

Kreu i PS-së, Edi Rama
Partia Socialiste ka nisur fushatën për zgjedhjen e kryetarit të ri të Forumit rinor Eurosocialist. Në çeljen e fushatës ishte i pranishëm lideri i opozitës, Edi Rama, i cili u bëri thirrje të rinjve të jenë aktivë në politikë.
Na duhet ti japim së bashku formë një politikë të re, ku të rejat dhe të rinjtë, ku ju të gjithë të përfshiheni dhe të përfshini sa më shumë si ju, në emër të ëndrrave dhe të shpresave të gjeneratës suaj, u shpreh Rama në fjalën e tij.
Kreu i PS-së tha se në 5 Majin e 100-vjetorit të pavarësisë është dita e duhur për të reflektuar për Shqipërinë që kemi dhe për të folur për atë që duam.
Duke folur për programin e PS-së, Rama nënvizoi se për të vënë në jetë atë duhet dhe një FRESSH i ri, për ti dhënë formë një politike të re, ku të gjithë përfshiheni në emër të ëndrrave.
Në garën për tu zgjedhur në krye të FRESSH-it janë gjashtë kandidatë. Fushata elektorale do të përmbyllet me 12 qershor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. /F.S/