E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, zjarrfikëse në bregdet

Zjarrfikëse / foto arkiv

Vera është stina kur zjarret aksidentale shkrumbojnë qindra hektar pyje dhe në rastin më të keq viktima në njerëz. Për të shmangur fatkeqësitë të kësaj natyre, shërbimi zjarrfikës në Qarkun e Lezhës  në bashkëpunimin me të gjitha komunat kanë hartuar planet e përbashkëta për masat parandaluese të zjarreve.

Sipas shefit të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Zef Frani, këtë vit vëmendja do të përqendrohet në të gjitha zonat bregdetare, ku në fillim të sezonit turistik do të stacionohen makinat zjarrfikëse, në mënyre që në raste të nevojshme të behët e mundur ndërhyrja në kohë. Shefi i PMNZZH-së  Frani deklaroi se nga pikëpamja teknike komunat nuk kanë kapacitete të mjaftueshme, por sipas tij do të shtohen efektivat si dhe janë marrë masa paraprake me hapjen e kanaleve si dhe me përdorimin e pompave të shpinës.

Sipas Franit, transferimi i pyjeve në përdorim e pronësi të Komunave është rruga më e mirë për të përfshirë qeverisjen vendore në të drejta dhe detyra më të mëdha për të ndikuar në mbrojtjen e Pyjeve dhe të mjedisit.  Mbrojtja e pyjeve dhe veçanërisht mbrojtja nga zjarri nuk mund  të realizohen pa pjesëmarrjen dhe përgjegjësinë e të gjitha strukturave që kanë pyjet në pronësi e në përdorim. /Lindita Kokaj/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›