Efektivi zjarrfikeses, pranga per vjedhje lopesh
Lac- Nje efektiv i Zjarrefikses se Mirdites eshte arrestuar se bashku me dy gra nga Tirana, pasi akuzohen per vjedhjen e tre lopeve ne zonen e Kurbinit. Nderkohe qe nje tjeter polic komisariatit te Shkodres, emri i te cilit nuk behet i ditur, eshte nen hetim si i implikuar ne kete aktivitet te dyshimte. Policia e Kurbinit arrestoi ne flagrance pese personat qe transportonin me nje kamion tre lopet me destinacion shitjen ne tregun e zones se veriut. Vjedhja mesohet se ishte kryer ne fshatin Fushe-Milot diten e djeshme, rreth ores 17:30. te arrestuarit jane Preng Prendi, 44 vjec, banues ne fshatin Ishull Lezhe, si dhe Flutura Kallaj, 42 vjece, lindur ne fshatin Vishaj te Tiranes dhe e martuar ne Kombinat, e Thelleza Sula, 35 vjece, banuese po ne Kombinat. Policia bllokoi edhe makinen me targa LE 4909A, ne pronesi te Preng Prendit. Burime zyrtare bejne te ditur gjithashtu se Prendi aktualisht eshte punonjes i MKZ, (Mbrojtjes Kunder Zjarrit) ne Mirdite. Nga hetimet paraprake policia ka zbuluar se aktiviteti i kesaj bande hajdutesh kishte rreth nje vit qe kishte nisur dhe zhvillohej ne Lezhe dhe Kurbin. Te tre keta persona sipas burimeve te policise ndihmoheshin nga nje polici nga Shkodra, indetiteti i te cilit nuk behet i ditur per arsye hetimi. Policia vendore tha dje se po vazhdon mbledhjen e provave per te dokumentuar edhe implikimin e efektivit blu. Mesohet se arrestime te tjera do te kryhen edhe ne Tirane, pasi aty ka qene edhe destinacioni i tre lopeve, nderkohe qe gjate marrjes ne pyetje tre te ndaluarit kane fajesuar njeri-tjetrin si autore te vjedhjes dhe organizatore te saj. Prendi ka thene se ai thjesht kryente transportin e gjese se gjalle drejt kryeqytetit.
A.Bushi
A.Bushi