E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket prej 5 ditesh adoleshentja

DEVOLL - Nje 17-vjecare nga fshati Grace i rrethit te Devollit qe prej 5 ditesh eshte zhdukur nga shtepia e saj dhe familjaret nuk dine asgje per te. Ajo quhet Arjana Qirizi dhe sipas njerezve te familjes se saj diten e premte ajo eshte larguar ne mengjes duke i hipur fugonit drejt Bilishtit sic bente zakonisht. Sipas te dhenave ajo ishte ne pune. Nderkohe qe familjaret kerkojne ndihme per personat qe e kane pare dhe luten qe te kontaktojne ne numrin e telefonit: 0692577877.

Familjaret tregojne se kane pritur qe te kthehet vajza, por qe prej pese ditesh nuk kane asnje informacion per te. Ajo ishte femija i trete i kesaj familje. Familja ka lajmeruar komisariatin e policise Devoll, i cili eshte vene ne kerkim te 17-vjecares, e cila ka mbaruar vitin e 3-te te shkolles se mesme ne fshatin Ocisht. Sipas familjareve vajza nuk kishte asnje konflikt dhe nuk kishin konstatuar te kishte ndonje te dashur, qe mund te ishte larguar me te.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›