Eagle Mobile, thithja e abonenteve permes sherbimeve risi
Kompania e telefonise se levizshme Eagle Mobile lajmeron se ne vjeshten e ketij viti vjen ne treg me surpriza dhe mundesi te reja ndersa behet e ditur se shtimi i numrit te abonenteve po behet permes sherbimeve risi dhe tarifave konkurruese. Alban Tartari, perfaqesues i Eagle Mobile, tha dje per "Koha Jone" se ne boten e GSM, Eagle perben nje shembull unik duke qene zbatuesi i procesit me te shpejte te mbulimit me sinjal. Ai ilustroi me faktin se qe prej muajit qershor, eshte mbuluar 95.82 per qind e popullsise, ndersa po punohet dhe ne zonat me te thella te vendit. Aktualisht jane ne funksionim plot 251 pika transmetuese ne shkalle Republike ndersa ky numer do te vazhdoje te rritet. Sakaq, momentalisht jane mbi dhjete mije abonente vetem brenda tarifes Proring, Tartari thote se brenda nje muaji pritet qe kjo shifer te shkoje ne 25 mije. "Nje numer i madh kompanish, biznese dhe institucione, kane shprehur interes per sherbimet e reja te kompanise", evidentoi Tartari. Ai gjithashtu eshte ndalur dhe ne argumentin e mbartjes se numrit, qe sipas sondazheve te bera ngjall nje interes te vecante te qytetaret. Ne lidhje me ofrimin e sherbimit duke mbajtur te njejtin numer, kerkese qe eshte shtruar nga Eagle ne ERT dhe eshte shqyrtuar ne Komisionin perkates parlamentar, kompania Eagle Mobile thote se synon qe te arrihet ne nje kohe te shkurter mbartja e numrit (number portability) nga nje kompani celulare ne nje tjeter. Kompania e trete celulare ne vend, pronari kryesor i te cilit kontrollon dhe Albtelekomin, evidenton faktin se mbartja e numrit, eshte nje praktike qe ka hyre gjeresisht ne vendet e tjera evropiane duke e bere edhe me te larmishme konkurrencen.
Interneti
Nje nder sherbimet risi te Eagle eshte interneti i shpejtesise se larte. Permes Edge, kompania ofron shpejtesi te lundrimit ne internet permes celularit. Por Eagle thote se ofrohet dhe internet i shpejte nepermjet kompjuterit me Eagle USB Modem. Kompania lajmeroi dje edhe se eshte duke punuar per zgjerimin e ofrimit te sherbimit te internetit me shpejtesi te larte ne te gjithe vendin.