E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF “ngop” klubet me gjoba

Komisonin i Apelit me vendimet dhe gjobat e tij ka cuar në arkën FSHF-së na vendimet e marrë për incidentet e javës së dytë të Kategorisë Superiore 210 mijë lekë, që do t'i shërbejnë institucionit të lartë të futbollit shqiptar për të blerë bazë materiale dhe kancelarie.
BESA
KF Besa për ndeshjen e zhvilluar në Kavajë midis Besës dhe Vllaznisë (1-1) për mosmarrjen e masave organizative në fushën e lojës në mjediset gjatë dhe pas ndeshjes në baze të nenit 23 pika 1,a,c, KF Besa gjobitet me 100.000 lekë dhe zhvillimin e një ndeshje të rradhës në fushë asnjëanjëse. Futbollisti i Vllaznise Admir Teli i dënuar me karton të kuq në ndeshjen kundër Beses dhe gjobitet me 10 mijë lekë, në bazë të nenit 23/8 të KDS për lojë të ashpër por pa krijuar rrezik për shëndetin e lojtarit do të vuajë dënimin e rradhës për kartonin e kuq të marrë në lojë.
FLAMURTARI
KF Flamurtari në ndeshjen me KF Apoloninë për paraqitjen me vonesë të pajustifikuar në zhvillimin e ndeshjes, dënohet me 50 mijë lekë gjobë në bazë të nenit 23/5 i KDS.
SHKUMBINI
Klubi i Shkumbinit në ndeshjen me Elbasanin për incidente të publikut të klasifikuara të lehta dënohet me 50 mijë lekë gjobë në bazë të nenit 23/13 të KDS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›