“Çështja Delain”, kongolezi i përket Flamurtarit

Kongololezi Sasa Delain, (185 cm, 75 kg) që është aktivizuar javën e dytë me Flamurtarin duke luajtur 90-minuta të plota në ndeshjen Flamurtari-Apolonia (4-0), i përket ligjërisht klubit vlonjat.
Komisioni i Disiplinës i mbledhur sot në ambientet e Federatë Shqiptare të Futbolli rrëzoi kërkesën e Klubit të Futbollit Partizani në lidhje me pretendimet e "pronësisë" së futbollistit kongolez Sasa Delain, që në javën e parë u aktivizua me Flamurtarin.
Komisioni i Disiplinës duke vlerësuar materialet e paraqitura nga Sektori i Garave i FSHF-së vendosi rrëzimin e kerkeses se KF Partizanit per futbollistin Sasa Delain pasi denimet e dhena nga KF Partizani ndaj tij janë të pambështetura në rregullore, duke iu referuar "Statusit i Lojtarit", neni 14 pika 5. Sipas Komisionit të Dislinës, KF Partizani i ka patur të gjitha mundësitë që ky lojtar në bazë të penaliteteve te bëra të likuidonte gjobat e vëna gjatë aktivitetit futbollistik ku është paguar financiarisht nga vetë klubi. "Sasa Delain për këtë sezon është lojtar i lirë dhe ka marrëdhënie kontraktuale me KF Flamurtarin dhe aktivizimi i tij është brenda rregulloreve të FSHF-së si lojtar i Flamurtarit", thuhet në vendimin e Komisionit të Disiplinës.
28-vjecari Sasa Delain, që luajti në dy ndeshjet e Kupës Intertoto kundër qipriotëve të Ethnkos Achnas, shënoi sezonin e kaluar 6gola, ndërsa në të gjithë karrierën e tij shqiptare, që nga debutimi me Vllazninë më 23 shkurt të vitit 2002, ka realizuar 9 gola.
Flamurtari është ekipi tretë për kongolezin me pasaportë gjermane, ndërkohë që ka provuar një eksperiencë të shkurtër në Turqi te Erzurumspor, madje ka luatur edhe kundër Beshiktashit që në atë kohë drejtohej nga gjermani Hans Peter Brigel, në sezonin e vitit 1999-2000.
Në Gjermani, ku është dhe vendbanimi i tij i përhershëm, Delain ka luajtur në radhët e ekipeve KFC Uerdingen, Bajer Leverkusen II, GFC Dueren dhe Bonner SC, për t'u rikthyer në Shqipëri te Partizani dhe tani te Flamurtari. Interesant është një fakt se Delain eksiton me dy data te ndryshme lindjesh. Në Federatën Shqiptare datëlindja e tij është 9 mars 1978 (aq sa dhe ajo është në të vërtetë) ndërsa në klubin e tij gjerman KFC Uerdingen 05, kur Delain luante në sezonin 1989/1999 si sulmues ai është i regjistruar si i datëlindjes 9 mars 1976.
Sasa Delain, ish-lojtar i kombëtares së Republikës Demokratike të Kongos, vlerësohet si një nga lojtarët më të mirë të huaj që ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri.
Klubet e Sasa Delain
Shqipëri: Vllaznia, Partizani dhe Flamurtari
Gjermani: KFC Uerdingen, Bajer LeveRkusen II, GFC Dueren dhe Bonner SC
Turqi: Erzurumspor