Tirana fiton 10-9 me bullgarët e Mladost

Tirana e minifutbollit fitoi sot 10-9 me bullgarët e FC Mladost të Sofies, në ndeshjen e fundit të ekipit tonë për Grupin G të raundit eliminator të Kupës së Europës në futbollin në sallë, e dyta rresht pas asaj kunder Hibernians te Maltes.
Pjesa e parë përfundoi 5-4 në favor të FC Mladost. Tirana siguroi përfundimisht vendin e dytë në Grup me 6 pikë pas tre ndeshjesh, dy fitore (kundër maltezëve të Hibernians dhe bullgarëve të Mladost) dhe një humbje me suedezët e Skovde AIK. Futbollistët tanë shënuan 22 gola duke pësuar 20 të tillë.
Në orën 19.00 do të luhet ndeshja
Hibernians FC - Skövde AIK.
REZULTATET
10/9/2006
17.00 Skövde AIK - KF Tirana 8-5 (3-0)
11/9/2006
17.00 KF Tirana - Hibernians FC 7-3 (3-2)
13/9/2006
17.00 FC Mladost Sofia - KF Tirana 9-10 (5-4)
RENDITJA
1. Skövde AIK ------------------2-2-0-0-12--7-6
2. KF Tirana -------------------3-2-0-1-22-20-6
3. FC Mladost Sofia ------------3-1-0-2-15-17-3
4. Hibernians FC ---------------2-0-0-2--6-11-0