Shqipëria “rrëzohet” me 13 kate. Tani në të 75-in

Hip e zbrit. Kështu mund të përcaktohet renditja e Shqipërisë në renditjen e përgjithshem të FIFA-s për muajin shtator. Nëse në muajin gusht ishim në vendin e 62-të dhe në muajin korrik në të 62-in, në renditjen e muajit shtator të pubikuar sot nga FIFA kemi bërë 13 "hapa" mbrapa, kur tani renditemi në vendin e 75-të dhe me një minus pikësh nga muaji gusht plot 60 pikë.
Përllogaritjet për Shqipërinë ashtu dhe për vendet e tjera pas ndeshjeve ndërkombëtare të datave 16 gusht, 2 shtator dhe 6 shtator.
Shqipëria fitoi San Marinon (3-0), barazoi me Bjellorusinë (2-2) dhe humbi më Rumaninë (2-0).
Shqipëria ka mbetur pas edhe Bjellorusisë që tashmë ndodhet në vendin e 65-të nga i 69-ti në muajin gusht, ndërsa kemi lënë pas Slloveninë që nga vendi 58-të tashmë gjendet në vendin e 78-të. Luksemburgu ka përparuar një vend: nga 194 në të 193-tin.
Në grupin tonë, Hollanda vazhdon dominimin me vendin e 6-të më të mirë në botë, Rumania është ngjitur një vend në të 25-tin dhe Bullgaria ka bërë një hap prapa, kur ndodhet tani në vendin e 37-të nga i 36-ti që ishte në muajin gusht.
Gjithsesi vendi i 75-të nuk është më i keqi i këtij sezoni për Shqipërinë, pasi në muajin mars 2006 vendi ynë renditej në "katin" e 88-të.
Franc Hoxha
RENDITJET E VITIT 2006 PËR SHQIPËRINË
• Shtator, vendi 75
• Gusht, vendi 62
• Korrik, vendi 65
• Qershor, vendi 85
• Maj, vendi 85
• Prill, vendi 86
• Mars, vendi 88
• Shkurt, vendi 82
• Janar, vendi 83
RENDITJET MË TË MIRA NË VITE
• 2006: Gusht, vendi 62
• 2005: Dhjetor, vendi 82
• 2004: Dhjetor, vendi 86
• 2003: Korrik, vendi 87
• 2002: Janar, vendi 92
• 2001: Janar, vendi 74
• 2000: Dhjetor, vendi 72
RENDITJA E MUAJIT SHTATOR 2005
6 Hollanda 1327 0 5
25 Rumania 817 1 -17
37 Bullgaria 728 -1 12
65 Bjellorusia 471 4 18
75 Shqipëria 418 -13 -60
78 Sllovenia 408 -20 -97
193 Luksemburgu 14 2 11
DHJETË VENDET E PARA NË BOTË
1 Brazili 1574
2 Franca 1534
3 Argjentina 1492
4 Anglia 1477
5 Italia 1474
6 Hollanda 1327
7 Cekia 1312
8 Gjermania 1291
9 Portugalia 1272
10 Spanja 1255