Zëvendëspresidenti i FIFA-s, Uorner akuzohet për mashtrime

Zëvendëspresidenti i FIFA-s Xhek Uorner (Jack Warner) është i dyshuari kryesor për mashtrime në shitjen e biletave të Botërorit të Gjermanisë, me të cilat është pasuar ai dhe djali i tij Darjan Uorner. Lajmi behet i ditur nga gazeta ziveriano-gjermane Tages Anzeiger. Zëdhënëisi i FIFA-s, Andreas Herren konfirmoi mbledhjen Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s pas raportit të hartuar nga shoqëria adutituese "Ernrst & Joung" në lidhje me biletat e Kupës së Botës 2006. Sipas raportit, djali i Xhek Uorner, Darj Uorner ka përfituar më shumë 730.000 euro nga shitja e biletave online, falë dhe pozicionit të babait të tij në gjirin e FIFA-s. Darjan Uorner drejton një agjensi udhëtimi në vendin e tij,
Trinidad et Tobago, dhe rishiste biletat në paketat e Botërorit. Sipas gazetës "Ekspres" Darjan Uroner mund të ketë fituar deri në 5 milionë dollarë nga rishitja e 5,400 biletave të ndeshjes Anglisë, Meksikës dhe Japonisë disa kompanive me qendër në Shtetet e Bashkuara, Zvicër dhe Japoni.
Sipas gazetës Tages Anzeiger, djali i Uroner kishte bërë më shumë 300 herë më shumë para se Isamil Bhamje nga Bostsvana, një ish-zyrtar i FIFA që kishte shitur 3 herë më shtrenjtë 12 bileta të Kupës së Botës, duke përfituar në tregun e zi 2.400 euro, madje këtë e kishte pranuar edhe përpara presidentit të FIFA-s, Sep Blater.