Triumfojnë të mëdhatë, dështon Interi

Liga e Kampioneve ka nisur mbrëmë fazën më të rëndësishme dhe më interesante të saj, atë të ndeshjeve në grupe dhe ligjin e kanë bërë kryesisht favoritet, me përjashtimin e zakonshëm të Interit. Kampionia në fuqi, Barcelona, ka ngritur siparin e golave në ndeshjet e para në grupe të Ligës së Kampioneve dhe goli i Injestës, në minutën e shtatë të ndeshjes Barcelona-Levski e Sofies, ishte i pari në serinë e plot 21 të tillëve në 8 ndeshjet e zhvilluara dje në mbrëmje, kur të mëdhatë kanë triumfuar, e ndër to ka dështuar Interi dhe ka shpëtuar pa u lagur Liverpuli.
Fitore të pastra dhe të thella, kanë shënuar gjermanët e Bajern të Mynihut, 4-0 kundër Spartakut të Moskës, e po aq Roma, kundër ukrainasve të Shahtjorit të Donjeckut. Fitore kanë regjistruar edhe Celsi e Valencia, ndërsa Sportingu i Lisbonës ka thyer Interin me një fitore minimale, 1-0. Në grupin A, Barcelona vazhdon të vendosë rekorde, këtë radhë kundër bullgarëve të Levskit, duke fituar për të disatën herë me rezulat bombastik 5-0. Golat e Injestës, që në minutën e 7-të, dhe më pas të Zhylisë, Pyjolit, Eto'osë e Ronaldinjos, janë vetëm shfaqja e parë e kampionëve në fuqi, të cilët kanë demonstruar që nuk duan të lëshojnë atë trofe që fituan një vit më parë.
Në të njëjtin grup, Celsi ka mposhtur 2-0 Verder Bremenin, ku Balak ka shënuar me penallti golin e tij të parë në Ligën e Kampioneve, për këtë skuadër. Ndërkaq, më përpara, vendasit londinezë patën përfituar nga një gabim në mbrojtje i skuadrës gjermane dhe patën kaluar në epërsi me anë të ganezit Mikael Esien. Kështu, pas ndeshjeve të djeshme, Barca e Celsi kryesojnë grupin A, me pikë të plota, ashtu sikundër bëjnë në grupin B gjermanët e Bajernit të Mynihut dhe portugezët e Sportingut të Lisbonës, të cilët kanë triumfuar përkatësisht ndaj Spartakut të Moskës dhe Interit. Ky i fundit ka zhgënjyer sërish, madje është detyruar t'i luajë 30 minutat e fundit të ndeshjes me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Patrik Vieirasë.
Grupi C është në barazpeshë të plotë, ku të katër skuadrat kanë nga një pikë secila, pasi Liverpuli shmangu humbjen në Eindhoven kundër PSV-së vendase, me rrjeta të paprekura, sikundër bëri edhe Bordoja në Stamboll përballë turqve të Gallatasarajit. Kurse në grupin D, ligjin e bëri Roma e trajnerit Luciano Spaleti dhe Valencia, të cilat mundën përkatësisht ukrainasit e Shahtjorit të Donjeckut dhe grekët e Panathinaikosit. Italianët vonuan paksa, por vijuan të vulosin një fitore të thellë, 4-0, ndërsa po me katër gola të shënuar, por edhe dy të pësuar, spanjollët ngadhënjyen në Athinë kundër Olimpiakosit vendas.
Altin B. Kodra
Grupi A
1. Barcelona 1 1 0 0 5-0 3
2. Celsi 1 1 0 0 2-0 3
3. Verder Bremen 1 0 0 1 0-2 0
4. Levski Sofia 1 0 0 1 0-5 0
Celsi 2
Verder Bremen 0
Shënues: Mikael Esien 24', Mikael Balak 68'(11-m)
Gjyqtar: Kiros Vasaras (Greqi)
Stadiumi "Stemford Bridxh", Londër
Formacionet:
Celsi: 1-Petr Ceh; 9-Khalid Bulahruz, 26-Xhon Terri, 6-Rikardo Karvajo, 3-Eshli Kol; 5-Mikael Esien, 4-Klod Makelele, 13-Mikael Balak (12-Xhon Obi Mikel 90'+1), 8-Frenk Lampard; 7-Andrij Shevcenko (10-Xho Kol 81'), 11-Didier Drogba (21-Salomon Kalu 86').
Trajner: Hoze Murinjo.
Verder Bremen: 1-Andreas Reinke; 8-Klemens Fritz, 3-Petri Pasanen, 4-Naldo, 5-Pjer Uome; 22-Torsten Frings, 6-Frank Bauman, (9-Mohamed Zidan 86'), 10-Diego, 24-Tim Borovski; 11-Miroslav Klose, 17-Ivan Klasnic (23-Hugo Almeida 66')
Barcelona 5
Levski Sofia 0
Shënues: Andres Injesta 7', Ludovik Zhyli 39', Karles Pujol 49', Samuel Eto'o 58', Ronaldinjo 90'+3
Gjyqtar: Konrad Plautz (Austri).
Stadiumi "Nou Kamp", Barcelonë
Formacionet:
Barcelona: 1-Viktor Valdes; 2-Juliano Beleti, 5-Karles Pujol, 21-Lilian Turam (23-Oleguer 80'), 12-Xhovani van Bronkhorst; 8-Ludovik Zhyli (7-Eidur Gudjonsen 63'), 3-Thiago Mota, 20-Deko; 24-Andres Injesta (6-Ksavi 72'), 9-Samuel Eto'o, 10-Ronaldinjo.
Trajner: Frenk Rajkard.
Levski Sofia: 1-Georgi Petkov; 3-Zhivko Milanov, 11-Elin Topuzakov, 4-Igor Tomasic, 20-Stanisllav Angelov; 7-Daniel Borimirov (14-Veselin Minev 62'), 21-Dimitar Telkijski, 27-Sedric Bardon, 6-Ricard Eromoigbe, 10-Hristo Jovov (18-Miroslav Ivanov 70'); 28-Emil Angelov (9-Georgi Ivanov 46').
Trajner: Stanimir Stoilov.
Grupi B
1. Bajern Mynih 1 1 0 0 4-0 3
2. Sporting Lisbonë 1 1 0 0 1-0 3
3. Inter 1 0 0 1 0-1 0
4. Spartak Moska 1 0 0 1 0-1 0
Sporting Lisbonë 1
Inter 0
Shënues: Markos A. Kaneira 64'
Gjyqtar: Alen Hamer (Luksemburg)
Stadiumi "Zhose Alvalade", Lisbonë
Formacionet:
Sporting Lisbonë: 1-Rikardo; 78-Abel, 13-Tonel, 4-Anderson Polga, 12-Marko Kaneira; 18-Nani (11-Rodrigo Tello 83'), 24-Migel Veloso, 30-Leandro Romanjoli (19-Aleksandro Barboza 66'), 28-Zhoao Mutinjo; 20-Janik Dzhalo, 31-Liedson.
Trajner: Paulo Bento.
Inter: 1-Francesko Toldo; 13-Daglas Maikon, 2-Ivan Kordoba, 25-Valter Samuel, 11-Fabio Groso (4-Havier Zaneti 80'); 7-Luis Figo (91-Mariano Gonzalez 66'), 14-Patrik Vieira, 15-Olivier Dakur, 5-Dejan Stankovic; 10-Adriano (18-Hernan Krespo 71'), 8-Zlatan Ibrahimovic.
Bajern Mynih 4
Spartak Moska 0
Shënues: Klaudio Pizarro 48', Roke Santa Kruz 52', Bastian Shvajnstajger 71', Hasan Salihamixhic 84'
Gjyqtar: Alberto Undiano Majenko (Spanjë)
Stadiumi "Allianz Arena", Mynih
Formacionet:
Bajern Mynih: 1-Oliver Kahn; 2-Vili Sanjol, 3-Lusio, 5-Daniel van Bujten, 21-Filip Lahm; 24-Roke Santa Kruz (8-Ali Karimi 81'), 23-Ouen Hargrivs, 17-Mark van Bomel (7-Mehmet Sholl 74'), 31-Bastian Shvajnstajger; 14-Klaudio Pizarro (20-Hasan Salihamixhic 70'), 11-Lukas Podolski.
Trajner: Feliks Magath.
Spartak Moska: 30-Vojceh Kovalevski; 13-Martin Jiranek (49-Roman Shishkin 31'), 2-Antonio Geder, 3-Martin Stranzl, 17-Klemente Rodrigez; 23-Vladimir Bistrov, 15-Radosllav Kovac (32-Nikita Bazhenov 61'), 24-Mozart, 27-Sergei Kovalciuk (14-Dmitrij Torbinskij 77'); 9-Egor Titov, 10-Roman Pavljushenko.
Trajner: Vladimir Fedotov
Grupi C
1. Liverpul 1 0 1 0 0-0 1
2. Gallatasaraj 1 0 1 0 0-0 1
3. Bordo 1 0 1 0 0-0 1
4. PSV Eindhoven 1 0 1 0 0-0 1
Gallatasaraj 0
Bordo 0
Gjyqtar: Roberto Rosetti (Itali)
Stadiumi "Ali Sami Jen" Stamboll
Formacionet:
Gallatasaraj: 1-Farid Mondragon; 55-Sabri Sariollu, 4-Rigobert Song, 2-Stjepan Tomas, 25-Ferhat Oztorun; 11-Hasan Sash, (19-Xhihan Haspolatli 76'), 23-Junici Inamoto, 22-Sasha Ilic (14-Mehmet Topal 76'), 66-Arda Turan; 99-Umit Karan (58-Hasan Kabze 61'), 10-Nexhati Atesh.
Trajner: Erik Gerets.
Bordo: 16-Ulrih Rame; 6-Frenk Zhurieti, 13-David Xhemali, 27-Mark Planus, 23-Florian Marange; 18-Zhylien Fober, 19-Pjer Dukase, 14-Johan Mikud, 17-Vendell; 9-Zhan Klod Darshevil (7-Lilian Lasland 85'), 29-Maruane Shamakh (12-Edikson Perea 85').
Trajner: Rikardo Gomesh
PSV Eindhoven 0
Liverpul 0
Gjyqtar: Masimo Busaka (Zvicër)
Stadiumi "Philips-stadion", Eind'hoven.
Formacionet:
PSV Eindhoven: 1-Aurelio Gomesh; 2-Jan Kromkamp, 4-Aleks, 3-Majkëll Raiziger, 23-Karlos Salsido; 6-Timi Simons, 11-Edison Mendez, 20-Ibrahim Afelaj (7-Mika Vaejrinen 74'); 15-Xhejson Kulina (16-Ismail Aisati 63'), 17-Xheferson Farfan, 10-Aruna Kone.
Trajner: Ronald Kuman. Liverpul: 25-Hoze Manuel Reina; 3-Stiv Finan, 23-Xhejmi Karrager, 5-Daniel Ager, 12-Fabio Aurelio (11-Mark Gonzalez 82'); 28-Stefën Uornok, 22-Momo Sisoko (14-Ksabi Alonso 62'), 16-Zhërmein Penant; 17-Kraig Belami (8-Stivën Xherrard 72'), 18-Dirk Kujt, 32-Budevijn Zenden.
Trajner: Rafael Benitez.
Grupi D
1. Roma 1 1 0 0 4-0 3
2. Valencia 1 1 0 0 4-2 3
3. Olimpiakos 1 0 0 1 2-4 0
4. Shahtjor 1 0 0 1 0-4 0
Olimpiakos 2
Valencia 4
Shënues: Mihalis Konstantinu 28', Neri Alberto Kastijo 66'/ Fernando Morientes 33', 39', 90', Raul Albiol 86'
Gjyqtar: Terje Hauge (Norvegji)
Stadiumi "Jorgos Kariaskaqis", Athinë
Formacionet:
Olimpiakos: 71-Antonis Nikopolidis; 14-Mical Zevlakov (30-Anastasios Pantos 48'), 32-Jorgos Anatolakis (55-Hulio Sezar 69'), 27-Abdeslam Uadu, 3-Didier Domi; 1-Pantelis Kafes, 6-Ieroklis Stoltidis, 10-Rivaldo; 7-Neri Alberto Kastijo, 23-Mihalis Konstantinu, 11-Predrag Gjorgjevic.
Trajner: Trond Sollied.
Valencia: 1-Santiago Kanjizares; 2-Migel, 4-Roberto Ajala, 20-Raul Albiol, 24-Emiliano Moreti; 10-Migel Angel Angulo, 22-Edu, 5-Karlos Markena, 19-Gavilan (21-Silva 72'); 9-Fernando Morientes (18-Horge Lopez 90'+1), 7-David Vija (11-Mario Regueiro 81').
Trajner: Kike Sáncez Flores
Roma 4
Shahtjor Donjeck 0
Shënues: Rodrigo Tadei 67', Francesko Toti 76', Daniele De Rosi 79', David Pizarro 88'
Gjyqtar: Bertrand Lajek (Francë)
Stadiumi Olimpik, Romë
Formacionet:
Roma: 32-Doni; 2-Kristian Panuci, 21-Mateo Ferrari, 13-Kristian Kivu, 22-Maks Toneto; 11-Rodrigo Tadei, 16-Daniele De Rosi, 20-Simone Perrota, 8-Alberto Akuilani (7-David Pizarro 63'), 30-Mancini (77-Marko Kaseti 87'); 10-Francesko Toti (9-Vincenco Montela 80').
Trajner: Luciano Spaleti.
Shahtjor Donjeck: 12-Dmitro Shutkov; 33-Darijo Srna, 3-Tomash Hubshman, 18-Mariush Levandovski, 26-Razvan Rat; 9-Matuzalem (19-Oleksij Gaj 72'), 38-Zhadson 81'), 29-Ciprian Marika, 4-Anatoli Timoshcjuk, 36-Elano, 6-Igor Duljaj; 25-Brandao (17-Xhulius Aghahova 63').
Trajner: Mircea Lucesku.