FSHF: Grumbullimi i talenteve në Zvicër pozitiv
TIRANË- Stërvitja e talenteve shqiptare në Zvicër ka rezultuar pozitive sipas drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe trajnerit të Kombëtares, kroatit Josip Kuzhe.
Nëse në ditën e parë të stërvitjes nën urdhrat e teknikut kroat u paaqitën vetëm 58 futbollistë të moshës nga 14-20 vjeç, teksa ftesat u ishin dërguar 130 lojtarëve, në ditët e tjera dhe sidomos në ditën e fundit u paraqitën disa lojtarë cilësorë, që nuk mundën të paraqiteshin në ditët e para për shkak të impenjimeve me ekipet e tyre.
Këta lojtarë luajnë në klubet më të rëndësishme në kampionatin zviceran. Në përgjithësi prurjet e reja ishin të datëlindjes 1995, dhe njëri prej tyre i datëlindjes 1993.
“Është për t'u theksuar impenjimi dhe disiplina që treguan të gjithë lojtarët e grumbulluar”, theksuan për ATSH-në burime nga FSHF.
“Cilësia e ndeshjeve ishte e nivelit të lartë. Stafi teknik mori shënimet e nevojshme dhe mendohet se nga ky grumbullim janë disa elementë të vlefshëm për interesat tona. Sigurisht që pas një analize të mirfilltë teknike të ndërthurur edhe me pamjet filmike do të dalin edhe emrat përfundimtarë”, u shprehën të njëjtat burime, që shtuan se, “misioni i këtij grumbullimi ishte përcjellja e mesazhit karshi lojtarëve dhe prindërve të tyre, FSHF ështe afër jush dhe ky mesazh u përcoll më së miri".
Më të spikaturit e këtij testi do të mbahen nën vëzhgim edhe në të ardhmen nga FSHF-ja si kontigjent i mundshëm për kombëtaren.