Kupa e Azisë, Japonia dhe Jordania në çerekfinale
Japonia dhe Jordania janë kualifikuar të dyja për në çerekfinale të Kupës së Azisë, pas fitoreve të arritura respektivisht ndaj Arabisë Saudite dhe Sirisë. Për japonezët e drejtuar nga Alberto Zakeroni, gjithçka ka qenë e lehtë ndaj sauditëve, gjë që shihet edhe nga rezultati 5-0. Heroi i Japonisë ishte Okazaki, me 3 gola, ndërsa dy golat e tjerë mbajnë firmën e Maedës.
Ndeshja e së hënës ishte një konfirmim i formës së dobët të Arabisë Saudite në këtë turne, ndërsa japonezët mbeten gjithnjë skuadër favorite për të triumfuar në fund.
Këtë edicion, ekipi i Zakeronit ka marrë një barazim 1-1 me Jordaninë dhe më pas dy fitore, 2-1 ndaj Sirisë dhe 5-0 kundër Arabisë Saudite. Në çerekfinale ka kaluar për herë të dytë në histori edhe Jordania, një ekip tepër modest, por që në këtë Kupë Azie është shfaqur ndryshe. Jordanezët fituan 2-1 me Sirinë në takimin e fundit, duke marrë 7 pikë në grup, po aq sa Japonia.
Në ndeshjen e fundit, Muhamed Al Zino shënoi golin e parë për sirianët në minutën e 15-të, pas një gabimi edhe të portierit Amer Shafi. Ndërkohë, çerek ore më pas Jordania barazoi me anë të një autogoli të Al Diab.
Pjesa e dytë nisi me dy raste të mira, nga një për secilën skuadër, por ishte Jordania ajo që shënoi me anë të Saifit në minutën e 59-të. Pas këtyre ndeshjeve,
Jordania do të ndeshet me Uzbekistanin në çerekfinale, ndërkohë që Japonia do të përballet me organizatorët e Katarit.
(a.latifi/BalkanWeb)