E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muça: Bëra blerjet që doja, tani jemi gati për titull

TIRANE-Trajneri i Skënderbeut Shkëlqim Muça e ka quajtur, pa modesti, favoriten kryesore për fitimin e titullit kampion, skuadrën e drejtuar prej tij. Duke folur dje për gazetarët, Muça është shprehur se pas blerjeve të janarit, Skënderbeu është ekipi më i fortë. "Mund të them se kam një skuadër "top", - deklaroi tekniku i skuadrës korçare. - Në merkato bëra ato blerje që dëshiroja dhe tani jemi gati për të fituar titullin. Nuk shoh asnjë problem në skuadër, kemi çdo gjë në rrugë të mbarë", shtoi Muça.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›