E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani interesohet për Reto Ziegler

Kuqezinjtë kanë shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit të Sampdorias, Reto Ziegler- ka thënë agjenti i lojtarit, Giuseppe Bozzo.

Përfaqësuesi i 25-vjeçarit ka caktuar takim me drejtuesit e Sampdorias për të folur në lidhje me disponueshmërinë e klientit të tij.

“Tani për tani është vetëm një ide, diçka më shumë se një mundësi”, ka thënë Bozzo për tuttomercatoweb.

Milani ka tentuar ta zëvendësojë të dëmtuarin Gianluca Zambrotta me anë të Ignazio Abates, Daniele Boneras dhe Luca Antoninit, mirëpo suksesi i tyre në këtë pozitë ka qenë i kufizuar, ndërsa zvicerani Ziegler konsiderohet si lojtar i denjë për këtë pozitë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›