FSHF: Hetime ndeshjeve të Partizanit dhe Dinamos
Autori i Lajmit: red.
“Vetëm me transparencë dhe bashkëpunim mund ta shpëtojmë futbollin, lojën më të bukur dhe më të dashur në botë dhe t u kthejmë sportdashësve besimin tek ajo”.
Federata Shqiptare e Futbollit, e shqetësuar për zërat e shfaqura në mediat shqiptare e të huaja dhe akuzat e tifozëve në tribunat e stadiumeve, për paracaktim të rezultatit të ndeshjeve në ballafaqimet në Kupat e Evropës, ka shprehur dje zyrtarisht qëndrimin e saj nëpërmjet një komunikate për shtyp. Në këtë komunikatë thuhet: “Federata Shqiptare e Futbollit, si organizmi më i madh dhe i rëndësishëm i futbollit në Shqipëri, ka qenë, është dhe do të jetë kategorikisht kundër paracaktimit të rezultatit, shitblerjeve të ndeshjeve dhe çdo veprimi tjetër që cenon bukurinë e lojës dhe për më tepër vërtetësinë e saj. Ne i përmbahemi parimit të Fair Play-t, sipas sloganit të FIFA-s “Loja ime është e ndershme”. Duke qenë se klubet janë anëtare të familjes sonë të madhe të futbollit, ne jemi të gatshëm t i ndihmojmë ato dhe strukturat e tyre, për të luftuar këtë fenomen të shëmtuar që, për hir të së vërtetës, e dëmton futbollin dhe imazhin e tij, largon tifozët nga stadiumet dhe ka pasoja të pariparueshme në formimin profesional të sportistëve. FSHF vë në dispozicion të gjitha strukturat e saj, për të luftuar një fenomen të tillë të dëmshëm, që me pabesi po e rrënon futbollin dhe po e zbeh dashurinë e masave sportdashëse për të.
Që pas sinjaleve të dhëna në media për takimin Dinamo-Modrica, Sektori i Garave, ka vënë në lëvizje dy inspektorë të Inspektoriatit të Disiplinës, për të hetuar për këtë rast. I njëjti vendim është marrë edhe për ndeshjen Partizani - Shiroki Brijeg, pas deklaratave të presidentit të Partizanit për shitje të ndeshjes nga ana e lojtarëve. Pas këtij hetimi, raporti i kësaj strukture të FSHF-së, që vihet në lëvizje në raste të tilla, do të jetë transparent dhe do të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës. Ky është edhe një sinjal pozitiv që FSHF jep për klubet, të cilat, në rast se kanë vullnet pozitiv, duhet t i bashkohen procesit, për të luftuar këtë fenomen që po e bren nga brenda futbollin. Vetëm me transparencë dhe bashkëpunim mund ta shpëtojmë futbollin, lojën më të bukur dhe më të dashur në botë dhe t u kthejmë sportdashësve besimin tek ajo”,- përfundon deklarata e FSHF-së.
Ky lajm është publikuar: 02/08/2008