E Shtunë, 31 Tetor 2026

Origjina dhe Prejardhja e Ali Pashës

Autori i Lajmit: red.
Në vitin 1716, Myftar Aga u tradhtua nga vetë ushtarët e tij. Ushtarët e perandorisë ishin turq dhe grekë.Venecianët bënë një kurth duke e mbuluar atë me rrjetë. Myftari ishte i kruspullosur dhe gjallë. Më vonë, gjithë tradhtarët ishin gjetur dhe likuiduar nga ushtarët shqiptarë. Venecianët nuk ditën nga t ia mbajnë. Perandoria Otomane Turke shpalli Myftarin ish- martir i Perandorisë. Myftari dhe Beqiri kishin vajza, por emrat e vajzave sot e kësaj dite nuk dihen për shkaqe politike. Nga disa informata, kuptojmë se këto vajza ishin shumë të bukura dhe kishin vërë kurorë me fise të afërta të sulltanit. Emrat e tyre mbesin anonim për lexuesin e jo për arkivat turke. Djali më i vogël i Myftarit quhej Veli.Veliu ishte një djalë i bukur, gazmor, dhe avanturier. Shpenzonte pa kufi. Kur mbetej pa para, i vidhte fshatarët si dhe kryente vepra te tjera kriminale, duke krijuar një reputacion të keq për vete dhe familjen e tij. Vëllezerit e Veliut të titulluar si bejlerë gëzonin një respekt të veçantë në mesin e banorëve si dhe me gjërë. Të hidhëruar nga sjelljet e vëllait si dhe nga ankesat e vazhdueshme të bejlerëve të tjerë, ata vendosin ta dëbojnë Veliun nga shtëpia. Kjo gjë nuk ndikoi aspak tek Veliu. Ai vazhdoi të shoqërohet me kriminelë, vjedhës, gangsterë si dhe të kryejë akte që binin në kundërshtim me ligjet e asaj kohe. Kundërshtarët dhe armiqtë e familjes së Veliut dhe vëllezërve të tij, një natë mbyllën derën e shtëpisë së vëllezërve të Veliut dhe i vunë zjarrin. Veliu ishte i vetmi njeri që dyshohej për këtë akt kriminal. Kushëriri, Islam Beu, gjeti se kush ishin ata që kryen këtë akt kriminal, por nga frika që të mos përjetonin të njëjtën gjë, ai uli kokën duke i besuar Hormovën Veliut. Rusët dhe Venecianët së bashku me disa nga bejlerët e rrethit, përdornin terroristët e brendshëm jevgj ose grekë, me shuma të mëdha paraje, që të organizonin rebelime në Hormovë dhe Tepelenë. Isalm Beu bëri disa arrestime, por rebelat shpëtuan me ndihmën e bejlerëve të rrethit. Pas një kohe të shkurtër, të njëjtët rebelë i vunë zjarrin shtëpisë së Islam Beut ku edhe u vra. Bejlerët që të mos gjendeshin si kolaboratorë (bashkëpunëtorë) të Venecianëve dhe Rusëve, e lëvduan Veliun tek Sulltani i cili e caktoi atë si Pasha të dy kullave. Më vonë, Veli Pasha vrau bejlerët, terroristët grekë dhe kriminelët të cilët e vran kusheririn e tij Islam Beun. Veli Pasha ishte zemërmirë dhe sillej me kujdes të madh me të venë dhe katër fëmijët e kushëririt. Veliu ishte i martuar dhe kishte katër fëmijë dhe vendi i tij arriti suksese; Populli ishte i kënaqur me udhëheqësin e tij. Veliu u dashurua shumë me vajzën e Kurt Pashës, pasha i Beratit, dhe u martua me Hankën. Hanka ishte femër me një moral të lartë dhe karakter të fortë sikurse mbretëresha Gothe, Tamora. “Kur Gothët ishin Gothë, dhe Tamora ishte mbretëreshë.” (Faqe 20, William Plomer). Veliu dhe Hanka kishin dy fëmijë: djalin, Aliun dhe vajzën, Shahinshahun. Veli Pasha ishte pasha me mëshirë dhe ishte shumë dorëdhënë (bujar). Ai i ndihmonte popullit dhe sidomos jetimëve dhe të varfërve. Veli Pasha liroi popullin nga taksat. Ai kishte mëshirë për çdo njeri. Bejlerët dhe populli e donin shumë. Veliu u bë pashai i parë që liroi fshatarët dhe popullin nga taksat. Veli Pasha, i ati i Ali Pashë Tepelenës vdiq si pasha i varfër. Në vitin 1753 në moshën 45- vjeçare, Veli Pasha ndëroi jetë duke lënë dy gra të veja dhe gjashtë fëmijë jetimë.

Fëmijëria
Mbeti jetim 12 vjeç, por u rrit me famnatizëm nga e ëma, që nuk u martua më

Hakmarrja e Ali Pashës për nderin e nëpërkëmbur të së ëmës
Historianët e kujtojnë Hankën si grua me cilësi të larta, viktimë e shpifjeve dhe trillimeve

Në fshatin Tepelena, në Shqipëri krisën pushkët për gëzim: Veli Pasha ishte trashëguar. “Djalë është o Veli Pasha, djalë është”, thërrisnin nga gëzimi shërbyesit e kullës. E quajtën Ali. E ëma, Hanka, nuk e lëshonte Aliun, fëmijë e saj të parë nga duart e saj dhe me një gëzim të madh e shikonte duke thënë: “Marshallah “, “Marshallah”, ”Marshallah.” Veli Pasha thirri një shërbues që t i binte tupanëve (daulleve).
Ishte vitit 1743 kur lindi Ali Hyseini. Nuk mbahej mend dhe askush nuk e dinte, se në cilin muaj lindi Aliu. Tregimet gojore përshkruajnë muaj të ftohtë të dimrit, ndërsa të tjerat përshkruajnë ditën e kthjellët pranverore. Ishte gëzim i madh për prindërit, Veliun dhe Hankën. U lind Aliu- trashëgimtari dhe pashai që do të bëhej më i famshmi.
Aliu u rit së bashku me motrën Shahinshahun me gëzimet më të mëdha fëminore, rrethuar me lodra të ndryshme. Aliu ishte problematik, i palodhur në kënaqësinë e pakufishme të botës fëminore. Kur i ati, Veliu, ishte prezent, për Aliun e vogël nuk kishte barriera në lojërat e tij dhe nuk mundej askush ta ndalte në kënaqësitë e tij. Por i ati Veliu, ishte i njëjti sikurse me djalin ashtu edhe me vajzën. Veliu asnjëherë nuk i detyroi fëmijët të bënin diçka që nuk e donin. E vetmja barrierë e tij dhe e motrës, ishte e ëma, Hanka. Hanka forcoi djalin dhe vajzën e saj, që të mësohen të shkruajnë dhe të lexojnë dhe mundësoi që të dy fëmijët të edukohen. E ëma, Hanka, ishte ajo që priste gëzimin e lojërave të pakufishme. Të dy fëmijët loznin mjaft me të atin.
Aliu ishte 12 vjeç dhe Shahinshahu ishte 10 vjeç, kur i ati ndërroi jetë. Tani Aliu dhe e motra ishin me të ëmën, Hanka, që ishte një e re me moral dhe karakter të fortë. Hanka me të venë e Ismail Beut nuk shkonin mirë. Hanka, që t i largohej problemeve edhe më të mëdha, lëshoi pallatin dhe u largua në fshatin e saj, Karnian. E veja e Islamit nuk e ndërpreu propagandën dhe fjalët e këqija kundër saj. Bejlerët së bashku me terroristët grekë kënaqeshin në këtë luftë të ftohtë në mesin e dy të vejave, që luftonin secila për të bijtë, për t i bërër pashallarë. E veja e Islam Beut dëshironte që bijtë e saj të bëheshin pashallarë, duke i ndarë pashallëqet me djemtë e saj. E lodhur nga të gjitha këto, Hanka vazhdoi jetën në fshatin e saj, Karnian.
Terroristët grekë, të shtyrë edhe nga ata rusë, i helmuan katër fëmijët e Islam Beut dhe dogjën pallatin ku jetonin. Hanka ishte ajo që dyshohej për këtë krim. Më së shumti, këto dyshime i ngiti e veja e Islam Beut, që akuzoi Hankën për këtë akt kriminal. Gjithashtu, ajo akuzoi Hankën se po bënte vjedhje dhe organizonte akte të tjera kriminele.
Hanka ishte e re me një krenari të lartë mbretërore dhe nuk e ndoti veten, por ruajti fëmijët e saj dhe nuk u martua gjer në fund të jetës. Njerëzit filluan të flasin keq për Hankën, dhe secili e synonte për vete. Por Hanka ishte femër me karakter të lart dhe nuk u përkul. Njerëzit flisnin sikur gjoja truprojat e saj, jo vetëm që e mbrojnë, por se e kalojnë edhe natën së bashku me të. (Faqe 31, Villiam Plomer). Një gjë që nuk ishte aspak e vërtet. Hanka vendosi që të kthehet në Tepelenë, si mbretëresha në mbretërinë e saj. Dëgjoi fjalë të këqija nga fshati Hormovë dhe vendosi që të ritë pagesat taksore për popullin e Hormovës, që të ndërpresë fjalët e këqija. Në vazhdim, Hanka mori në kontroll fshatin Kakos nga pashallëku i bejlerëve të Gardhiqit.(Faqe 8, Sabri Godo). Bejlerët e Gardhiqit organizuan rebelim kundër Hankës. Hanka u zu gjallë nga rebelët e Gardhiqit dhe të Hormovës dhe populli i Hormovës e dhunoi dhe e la pothuajse të vdekur Hankën. Hanka u betua për hakmarrje. Por, atë që ajo nuk e bëri dot vetë, e bëri më vonë i biri, Ali Pasha: Ai u hakmor duke bërë masakra të mëdha në Hormovë dhe Gardhiq. Pas këtij incidenti, Hanka lëviste nga vendi në vend dhe nuk rinte vetëm në një pallat. Hanka u la amanet fëmijëve për hakmarrje. vetë Ali Pasha më vonë do të thoshte: “Ia kam borxh nënës sime çdo gjë. Dy here ma dhuroi jetën, si njeri dhe si udhëheqës. Më përkëdheli dhe më dha dhunti, duke më drejtuar në rrugën e destinimit.”
Në një raport ndaj Hapsubrgëve të 1783-shit, përmendet se familja e Ali Pashë Tepelenës ishte "familja me e shquar e Toskëve të të gjithë Epirit". Por Aliu nuk pati fat që të gëzojë shumë. Në moshën 102- vjeçare vdekja e babait e çoi familjen e tij të pambrojtur. Familjes së mbetur pa burrë, armiqtë e të atit të Aliut filluan që t i bënin lloj-lloj poshtërsish. Për këtë arsye, e ëma e Aliut, Hankoja që rridhte nga fshati i Konicës, tashmë u detyrua që të marrë rolin e burrëreshës në familje dhe u mundua që të mbronte nderin dhe pronat e saj nga armiqtë e të shoqit. Por, në një nga konfrontimet që ajo pati me bandat e Kardhiqotëve dhe Harmovëve, ajo ra viktimë e pabesisë së Kardhiqotëve, që e turpëruan Hankon së bashku me të motrën e Aliut, duke i marrë peng dhe çnderuar.
Aliu i vogel që në këtë kohë mendohet që të ketë qenë mes 12 deri në 15 vjeç, arriti që të shpëtojë nga kurthi i Kardhiqotëve, por pasi ishte i pafuqishëm, nuk mundi që të shpëtonte dot nënën dhe motrën e tij nga poshtërimi. Motra dhe e ëma e Alit u liruan nga Kardhiqotët vetëm pasi një tregtar grek nga Gjirokastra shkoi në Kardhiq dhe i pagoi Kardhiqotët për lirimin e dy femrave të marra peng. Hidhërimi që Aliu i vogël mori në shpirt nga kjo poshtërsi dhe kërkesa e Hankos për të marrë hak, ndoshta ishin edhe shkaqet kryesore që çuan Aliun që të rritej si një djalë ambicioz dhe me inspirime në jetë.
Hakmarrja ndaj Kardhiqotëve, 40 vjet pas turpërimit
Si shqiptar me gjak që ishte, Aliu që nga vegjëlia e tij mbajti me vete gjithnjë një ëndërr; atë të marrjes së hakut për nënën dhe motrën e tij që ishin çnderuar. Deri në shtratin e vdekjes, Hankoja, e ëma, i kujtonte Aliut turpin që i kishin vënë Kardhiqotët asaj dhe i kërkonte atij që t ia vinte nderin në vend. Dhe momenti i vënjes së nderit në vend i erdhi Aliut më 1812, mbi 40 vjet pas turpërimit që Kardhiqotët i kishin bërë familjes së tij.
Për këtë ai rrethoi Kardhiqin dhe ekzekutoi 60 vetë të cilët i kishte marrë peng. Më pas, Aliu hyri në qytet në krye të ushtrisë dhe kërkoi që të gjithë burrat t i përuleshin. Gjashtëqind burra të çarmatosur i shkuan atij përpara dhe i ofruan njohjen si sundimtar të tyre, tek një Han jashtë Kardhiqit (Hani i Valias, ndërmjet Kardhiqit dhe Janinës). Aliu i quajti Kardhiqotët vëllezër dhe djem të tij dhe i fali. Por mes fytyrave të atyre që ai pa në atë tubim, ai njohu ata që i kishin poshtëruar nënën. I ndezur nga ndjenja e hakmarrjes, Aliu u dha urdhër ushtarëve të tij që ta rrethonin hanin dhe të masakronin të gjashtëqind burrat. Ushtarët e Aliut refuzuan të qëllonin mbi njerëz të çarmatosur. Për këtë arsye, disa grekë të kryesuar nga Thanas Vaja, e kryen gjakmarrjen kundër gjashtëqind kardhiqotëve.

Hanka u zu gjallë nga rebelët e Gardhiqit dhe të Hormovës dhe populli i Hormovës e dhunoi dhe e la pothuajse të vdekur Hankën. Hanka u betua për hakmarrje. Por, atë që ajo nuk e bëri dot vetë, e bëri më vonë i biri, Ali Pasha: Ai u hakmor duke bërë masakra të mëdha në Hormovë dhe Gardhiq

Amaneti, i të ëmës në fund të jetës
“Po nuk u hakmorre, do të të ndodhë gjë e keqe”
Kur Aliu rrethoi qytetin e Trikalën, ai mori një lajm të keq. E ëma e tij, zonja e Epirit, ishte shumë e sëmurë dhe thirri Aliun. Menjëherë Aliu shkoi në Tepelenë. Hanka ishte në momentet e fundit të jetës dhe luti Shahinshahun (të bijën) që të lexonte amanetin. Në amanet ishte shkruar, që të dy sa ma herët të shkatërrojnë popullin në Gardhiq dhe Hormovë, dhe, nëse nuk e bëjnë këtë, do t u ndodhë ndonjë gjë e keqe, sepse u kishte lëshuar sehire. Gjithashtu në amanet ishte shkruar, që të shkojnë për të në Haxhillëk, në Mekë dhe Medin për shpirtin e saj. (Fq. 46, William Plomer). Më vonë Ali Pasha pagoi njerëz që të shkojnë në haxhillëk në emër të së ëmës dhe babës (bedelë).
Ky lajm është publikuar: 02/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›