FSHF-Klube: Hidhen hapat e parë për Ligën Profesioniste
Autori i Lajmit: red.
Të mërkurën në selinë e Federatës Shqiptare të Futbollit u organizua një takim mes përfaqësuesve të saj dhe atyre të Ligës Profesioniste. Në takimin konsultativ u diskutua në lidhje me krijimin e Ligës Profesioniste dhe një seri fushash bashkëpunimi mes të dy institucioneve. Nga e ana e FSHF-së në takim ishin të pranishëm zv.presidenti Bujar Kasmi dhe sekretari i Përgjithshëm, Arben Bici. Nga ana e Ligës në takim ishte i pranishëm përfaqësuesi i Apolonisë, Koço Kokëdhima. Gjatë takimit u dikutua për krijimin e një grupi pune të përbashkët për të hartuar një projekt, i cili do të parashikojë hapat e mëtejshëm në rrugën drejt funksionimit të Ligës. U diskutua gjithashtu edhe për asistencën teknike që do të japë FIFA dhe UEFA në këtë drejtim. Përfaqësuesit e FSHF-së theksuan edhe një herë tjetër gatishmërinë e institucionit të futbollit për të ndihmuar pa rezerva krijimin dhe funksionimin e Ligës.
Ky lajm është publikuar: 10/07/2008