Scheffer: “Mos ndaloni së bëri reforma”
Autori i Lajmit: red.
Në një intervistë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer, ka folur dje për rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Ai gjithashtu shpreson që Maqedonia sa më parë të bëhet pjesë e kësaj Aleance.
Përshëndetje Z. Shefer. Është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe pjesa e fundit e rrugës drejt NATO-s. Fillimisht desha t ju pyes se çfarë përfiton NATO duke pasur në gjirin e saj një vend si Shqipëria dhe cili është përfitimi i Shqipërisë nga hyrja në NATO.
“Më lejoni t ia nis nga përfitimet e NATO-s dhe ne i shohim tashmë ato, pasi shohim që Shqipëria është një partner shumë aktiv për momentin dhe që do të jetë padyshim edhe një anëtare shumë aktive për sa i përket mbështetjes aktive të misioneve dhe operacioneve të NATO-s. Me fjalë të tjera Shqipëria është tashmë dhe do të mbetet dhe do të jetë madje edhe më e fortë në qënien e një prodhuesi të sigurisë për NATO-n. Pra ka vlera mjaft të shtuara për NATO-n. Ndërsa vlera e shtuar për Shqipërinë është sigurisht bërja anëtare e kësaj familjeje të veçantë të tashmë 26 dhe shumë shpejt 28 demokracive, në planifikimin e gjërave së bashku, në pjesëmarrjen e përbashkët në operacione, në qënien pjesë e familjes politike dhe të debatit politik në NATO. Ky është një plus i madh për Shqipërinë dhe nëse flasim për më gjerë, unë mendoj se anëtarësimi që pritet të vijë shpejt i Shqipërisë dhe Kroacisë duhet në një fazë të caktuar të ndiqet edhe nga kombet e tjera të Ballkanit, pasi kjo është e rëndësishme për stabilitetin në rajon. Pra po t i biem shkurt, përfitime të mëdha për NATO-n, përfitime të mëdha për Shqipërinë.”
Kryeministri ynë e di shumë mirë që është një plus i madh për vendin dhe ai ka filluar tashmë fushatën politike nën moton “Shqipëria në NATO”. Por vendi nuk do të ndryshojë në ditën e anëtarësimit në Aleancë, pra cilat janë pritjet tuaja deri atëherë dhe pas anëtarësimit?
“NATO ka qenë gjithnjë dhe mbetet akoma, njësoj si Bashkimi Evropian, një ndezëse për reformat, një ndezëse për sundimin e ligjit, një ndezëse për demokracinë. NATO është më shumë sesa vetëm një aleancë dhe organizatë ushtarake. NATO është më shumë sesa vetëm një planifikuese mbrojtjeje dhe trupash. NATO është gjithashtu, po e përsëris, kjo familje unike demokracish. Dhe unë mund ta kuptoj se për Shqipërinë dhe për politikanët në vend, përfshirë edhe kryeministrin tuaj Berisha, është shumë e rëndësishme që t i tregojë popullit dhe t ju shpjegojë atyre pse është kaq e rëndësishme që Shqipëria të anëtarësohet në NATO. Pra kjo është tepër logjike dhe krejtësisht e kuptueshme. Por e rëndësishme të kuptohet është edhe që anëtarësimi në familje nuk do të thotë se atëherë papritur gjithçka ndalet dhe që ju mund të ndaloni të reformoheni dhe të ndaloni t u kushtoni vëmendje reformave dhe gjërave që qeveria dhe populli tuaj i kanë kushtuar deri më tani. Mbi të gjitha reformat ju nuk është se i bëni sepse kështu dëshiron NATO, por sepse ju mendoni dhe ky ka qenë gjithnjë qëndrimi i qeverisë shqiptare, që kjo është në interesin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Pra ky proces do të vazhdojë, por duke qenë një anëtar i kësaj familjeje demokratike trans-atlantike”.
Z. Shefer ju thatë se dëshironi që vende të tjera nga rajoni të anëtarësohen shpejt pas Shqipërisë dhe Kroacisë, menduat për Maqedoninë. Por çështja e emrit e bllokon ende këtë vend, pra kur mendoni se mund të hyjnë dhe a mund ta arrijnë Shqipërinë dhe Kroacinë?
“Me sinqeritet unë kisha shpresuar se do të kishte qenë e mundur që protokollet e anëtarësimit të ishin firmosur nga tre, në vend të dy vendeve. Mendoj se fatkeqësisht, duke parë datën, ajo kohë ka kaluar. Ju përmendët çështjen e emrit dhe kjo çështje emri ekziston dhe ju e dini gjithashtu se cili është rezultati dhe këtë gjë e dinë edhe në Shkup. Sipas rezultatit të Samitit të NATO-s në Bukuresht duhet të ketë një zgjidhje me pëlqimin e të gjithëve për çështjen e emrit dhe para se të bëhet kjo, dhe mua më vjen keq që nuk është bërë deri më tani, nuk do të ketë nënshkrim të protokolleve të anëtarësimit. E përsëris së Samiti i Bukureshti ka qënë mjaft i qarë në lidhje me këtë dhe mua s më mbetet gjë tjetër vetëm përveç këqardhjes që kjo gjë nuk po ngjet, por, mardhëniet e mira fqinjësore, fqinjësia e mirë, janë elemente të rëndësishëme, siç e dini”.
Shqipëria dhe Kroacia do të jenë së shpejti anëtare, ju jeni në Kosovë me KFOR-in, kemi edhe një qeveri të re në Serbi, si e shihni ju situatën dhe zhvillimet aktuale në rajon?
“Më lejoni t ja nis duke thënë se jam tepër pozitiv për qeverinë në Beograd sigurisht. Është një sinjal tepër pozitiv që ajo qeveri tha menjëherë se do të ndjekin kursin e integrimeve evropiane. Serbia është pjesë e Partneritetit për Paqe me NATO-n dhe unë jam i sigurt se kjo qeveri do të rigjallërojë lidhjet e ngushta që ekzistojnë mes Serbisë dhe NATO-s. Por kjo mbetet të vendoset nga Beogradi. Serbia është një vend shumë i rëndësishëm për të mos thënë më i rëndësishmi në rajon. Pra ne po i qasemi dhe unë po i qasem Serbisë, pasi kam shumë miq në qeverinë aktuale të Serbisë dhe unë e di se çfarë duan. Ne do ta bëjmë të mundur, por mbetet për t u vendosur në Beograd. Për reston e rajonit, integrimi euro-atlantik është e vetmja mënyrë për rajonin tuaj për të siguruar siguri dhe stabilitet, kjo gjë pra nuk mbetet ekluzivisht vetëm për Serbinë, por nuk duhet harruar se ne kemi marrëdhënie të ngushta dhe dialog të intensifikuar me Bosnje-Hercegovinën dhe me Malin e Zi. KFOR-i i NATO-s është edhe në Kosovë, duke krijuar një klimë sigurie dhe stabiliteti. Kosova sigurisht që nuk është një dosje e lehtë nëse përdorim shprehjen franceze, por gjithsesi KFOR-i mbetet atje."
Kur thoni se nuk është një dosje e lehtë a vjen kjo edhe sepse ju nuk keni ende një marrëveshje me BE-në për misionin e ardhshëm EULEX, çështja e rikonfigurimit mbetet e paqartë, si e shihni zhvillimin në të ardhmen?
“Qëndrimi i NATO-s është i qartë dhe pa ekuivok, sepse KFOR-i ka një mandat të bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Për sa kohë që nuk do të ketë një rezolutë tjetër, në fuqi është 1244 dhe KFOR-i ka pra një mandat shumë të qartë dhe të mirëpërcaktuar. Kjo është pika numër një. Ju e dini edhe që KFOR-i ka fituar besimin jo vetëm të shumicës në vend, por edhe të pakicës. Është e vërtetë siç e thoni dhe ju se njësoj si në Bashkimin Evropian edhe në NATO ka aleatë që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka kombe që nuk e kanë bërë ende. Kjo gjë nuk e dobëson KFOR-in dhe mandatin e tij. Ajo që unë shpresoj të shoh në muajt dhe periudhën që vjen është që marrëdhënia, nëse më lejohet të përdor shprehjen, në trekëndëshin në mes UNMIK-ut të OKB-ve, EULEX-it të BE-së dhe KFOR-it të NATO-s të jetë një marrëdhënie transparente dhe ne po punojmë fort për këtë gjë. Por për momentin nuk duhet të jemi konfuzë, pasi KFOR-i ka një mandat ekstremisht të qartë, të cilit i përmbahet.”
Le t i kthehemi Shqipërisë dhe Kroacisë. A mendoni se kjo pjesë rruge që ka mbetur, e cila tashmë është më shumë në duart e vendeve anëtare që duhet të ratifikojnë, do të bëhet shpejt që Shqipëria dhe Kroacia të jenë anëtare në samitin e ardhshëm të NATO-s në Strasburg-Kehl?
“Mund të them se ky është qëllimi i ushtrimit. Por sigurisht që unë nuk mund të kontrolloj procesin e ratifikimit në vendet anëtare aleate. Por unë shpresoj dhe do të bëj maksimumin për aq sa është rrezja e kompetencave të mia si Sekretar i Përgjithshëm që të shoh se procesi i ratifikimit do të bëhet me një shpejtësi të arësyeshme. Dhe shpejtësia e arësyeshme është që unë shpresoj se ky proces do të ketë përfunduar vitin që vjen. Por nuk mund të jap garanci, pasi eksperienca si deputet në parlamentin e vendit tim Holandës gjatë 16 viteve më ka mësuar që gjëja e fundit që duhet bërë është që t i bësh presion parlamenteve. Por unë jam relativisht optimist se procesi i ratifikimit do të përfundojë në kohën e duhur”.
Dhe në lidhje me këtë a mendoni se ka ndonjë vend anëtar që mund ta bllokojë këtë proces për Shqipërinë apo Kroacinë ?
"Unë nuk pres që të ndodh një gjë e tillë, por ne kemi 26 shtete sovrane të NATO-s dhe unë as mund t i ifluencoj që të vendos në emër të tyre. Procesi i ratifikimet duhet të ndjekë rrjedhën e vet, por unë jam optimist”.
“Ju kishit përgatitur një mesazh për popullin shqiptar gjatë Samitit të Bukureshtit, i cili nuk doli për arsye të ndryshme. Çfarë do t u përcillnit sot shqiptarëve në këtë ditë shumë të rëndësishme?
“Që unë jam tepër i gëzuar që Prokollet e Anëtarësimit u firmosën. Ky është një plus i madh. Askush nuk duhet të harrojë që që nga ky moment në takimet zyrtare të Këshillit të NATO-s, ambasadorët e Shqipërisë dhe Kroacisë do të ulen krah meje, por pa qenë ende sigurisht pjesë e vendimarrjes deri në anëtarësim. Ndërsa popullit shqiptar unë i them se jam ekstremisht i lumtur të kem Shqipërinë dhe t ju kem ju popullin shqiptar, duhet të shoh në kamera tani, në ekip. Mos ndaloni atë që keni bërë gjatë gjithë viteve të kaluara, vazhdoni të reformoni, vazhdoni të na ndihmoni ne, të ndihmoni NATO-n, tani si vend kandidat dhe më vonë si vend anëtar që të jetë një eksportuese e sigurisë dhe e stabilitetit. Dhe ky do të jetë një faktor stabilizues në rajon me Shqipërinë si një anëtare e NATO-s”.
Ky lajm është publikuar: 10/07/2008