Mjalti, ilaçi i vetëm që shëron takikardinë
Autori i Lajmit: red.
Duke pirë mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorrëve do të zhduken. Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend (forcon memorien) si dhe forcon trupin fizikisht. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diarresë. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapsllëkut. Me përdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup.
Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e të rrahurit të shpejtë të zemrës (takikardia). Mjalti krijon lehtësim të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon atë. Mjalti që pihet i nxehtë për 7 minuta përzihet me gjakun, ndërsa i ftohtë për 20 minuta. Kur hahet mjalti lukthi punon në rregull dhe nuk nevojiten pluhura dhe ilaçe për të ndihmuar përpunimin. Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastër syrin. Për anemikët, mjalti është bombë gjaku. Për dhembjet e kockave ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm. Të sëmurët nga verdhëza, në qoftë se mëngjes dhe mbrëmje hanë mjaltë, për 15-20 ditë ajo do të shërohet. Mjalti largon ngërçin e nervave. Mjalti ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Personave që janë nervoz, si dhe atyre që kanë gjumë, mjalti u ndihmon për t i qetësuar.
Personat që hanë rregullisht mjaltë mënjanojnë hemorroidet.
Nëse mjalti tretet në qumësht të ngrohtë zhduken skrajat e zorrëve. Nëse me mjaltin lyeni një material të nxehur dhe atë e vini mbi qafë ose në gjoks, dhembjet e fytit menjëherë largohen.
Nëse sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpërlahet fyti disa herë në ditë, era e keqe nga goja menjëherë do të largohet. Mjalti përdoret për shërimin e sëmundjes “stalni aigan”, plagës së qelbësuar. Këtë plagë duhet ta lyeni menjëherë me mjaltë, ndërsa të sëmurit i duhet dhënë që të hajë 10-15 herë mjaltë. Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut. Plagët e zorrëve dhe të lukthit mjalti i shëron shumë shpejtë. Gjatë një jave duhet ngrënë deri në katër kg mjaltë. Nëse vendet ku ndjehet dhembja e shpinës dhe shpatullave lyhen me mjaltë duke i vendosur sipër edhe piper pluhur të shtypur, dhembjet largohen menjëherë. Pickimi i bletës është ilaç kundër reumatizmës. Kohë pas kohe duhet lejuar që bleta t i kafshojë vendet e prekura nga dhembjet reumatike. Fëmijët, të cilët urinojnë në shtrat, duhet të hanë mjaltë dhe kjo sëmundje do t u ndërpritet.
TAb dyshe
Mjalti si ilaç përdoret te këto sëmundje:
Sëmundjet e lëkurës
Sëmundjet e organeve të tretjes
Sëmundjet e mëlçisë
Sëmundjet e veshkave
Sëmundjet e zemrës
Sëmundjet e sistemit nervor
Sëmundjet e syrit
Sëmundjet gjenitale femërore
Sëmundjet e organeve të frymëmarrjes
Sëmundjet alergjike
Përbërja e mjaltit
Sipas hulumtimeve shkencore-biokimike është vërtetuar se mjalti përmban këto elemente, të cilat janë të domosdoshme për organizmin:
Aluminiumin: në organizëm luan rol si antiinflamator në mukozën e lukthit dhe të zorrëve
Bizmuti: shërben si ilaç i fuqishëm kundër sifilizit
Hekuri: i cili në 1 kg mjaltë gjendet në sasi prej 11.05 mg, është i domosdoshëm në enzimat e frymëmarrjes së qelizave të organizmit
Ari: ka rëndësi kundër infeksioneve në organizëm
Kaliumi: shërben në organizëm si përbërës dhe lidhës i albuminës dhe të glikogjenit
Kalciumi: pa praninë e të cilit është e pamundur zhvillimi i organizmit, ekzistimi i botës bimore dhe shtazore
Natriumi: mungesa e natriumit shkakton dobësim të muskujve në organizëm, rraskapitje, humbje oreksi, etje, vjellje dhe pengesa në funksionimin e veshkave etj.
Një lugë mjaltë zbut kollën e natës
Një lugë mjaltë mund të zbus kollitjen e natës dhe t u ndihmojë fëmijëve dhe prindërve të tyre që të flenë më mirë, ka dëshmuar një studim në të cilin janë përfshirë 105 fëmijë të cilët kolliteshin për shkak të ftohjes.
Fëmijët janë ndarë në tri grupe nga të cilat njëri ka marrë shurup kundër kollitjes, i dyti mjaltë, ndërsa i treti asgjë, dhe është dëshmuar që mjalti është zgjidhja më e mirë.
“Rezultatet kanë qenë aq të fuqishme sa mundemi të themi qartazi se mjalti është më i mirë, sesa t i mos jepet asnjë lloj ilaçi, derisa përmbajtja e shurupit dextromethorphan nuk është i mirë”, ka thënë doktori Ian M. Paul nga universiteti Hershey në Pennsylvania. Dextromethorphan përdoret me të madhe, mirëpo nuk ka fakte që reagon, dhe në vete bart rrezik të caktuar, ka thënë doktori Paul.
Mjalti përdoret në mbarë botën si ilaç popullor kundër kollitjes dhe është alternativë më e sigurt dhe më e efektshme sesa mjekësia zyrtare. Ekzistojnë disa arsyetime pse mjalti ndihmon në lehtësimin e kollitjes, kanë sqaruar Paul dhe kolegët e tij. Mjalti është i ëmbël dhe në formë shurupi si dhe ndikon si relaksues në fytin e irrituar, e është i rëndësishëm ndoshta edhe për faktin që ka përqindje të madhe antioksidantit. Mjalti reagon edhe kundër mikrobeve. Mjalti nuk u rekomandohet fëmijëve më të vegjël se një vjeç, për rrezikun e rrallë por serioz që mund të shkaktojë helmimin me ushqim të njohur si botulizam.
Për fëmijët më të vjetër është në përgjithësi i sigurt, por dozën duhet rritur varësisht nga mosha e fëmijës. Gjysmë lugë është e mjaftueshme për fëmijët prej dy deri në pesë vjet, derisa luga e plotë me mjaltë duhet t i jepet fëmijëve më të vjetër se 11 vjet. Derisa dy lugë mjaltë duhet t i hanë personat prej 12 vjet e më të vjetër.
Ky lajm është publikuar: 10/07/2008