Një pagë shpërblim për 9 mijë bluza të bardha
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Rreth 9 mijë mjekë, infermierë dhe sanitarë në shërbimin shëndetësor parësor në të gjithë vendin, do të përfitojnë deri në një pagë shpërblim për 6-mujorin e parë të vitit. Zyra e Shtypit e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor bëri të ditur se ky shpërblim do të shpërndahet brenda pak ditësh, dhe nga ai do të përfitojnë mjekët ë familjes, mjekët specialistë, infermierët dhe i gjithë përsoneli mbështetës. Brenda buxhetit të përcaktuar nga ISKSH për qendrat shëndetësore, vetë qendrat do të kenë mundësi të shpërndajnë deri në 1 pagë mujore, sipas realizimit të treguesve të performancës për çdo qendër. Paga bruto për mjekët në shërbimin shëndëtësor parësor varion nga 37.000 lekë në 76.000 lekë, ndërsa për personelin tjetër (infermierë, sanitarë, shoferë, etj) varion nga 19.000-25.000 lekë. Fondi në total i akorduar nga ISKSH në buxhetin e qendrave shëndetësore për shpërblimin e 6-mujorit është 270 milionë lekë. Ndërkohë, që nga 1 janari 2007 ka nisur të zbatohet reforma në shërbimin shëndetësor parësor. Për herë të parë, janë krijuar qendra shëndetësore autonome, dhënëse të shërbimeve të kujdesit parësor, të cilat funksionojnë si një ekip profesionistësh të kontraktuar me sigurimin shëndetësor, kundrejt dhënies së një pakete të mirëpërcaktuar shërbimesh shëndetësore, me llogari bankare dhe status të veçantë. ISKSH ka kontrata me 418 qendra shëndetësore në shkallë vendi, të cilat mbulojnë shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor.
Ky lajm është publikuar: 10/07/2008