Transplanti i veshkës, 15 pacientë në Turqi
Autori i Lajmit: red.
Jo më shumë se 15 pacientë shqiptarë do të kryejnë transplant të veshkës në Turqi. Ministria e Shëndetësisë ka mundësuar kryerjen e transplantit të veshkës për 15 shtetas, përmes shoqërisë Enar Saglik ve Egitim Hiz Ltd, në Ankara, Turqi. Për këtë qëllim, Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e tij të fundit, ka miratuar fondin prej 22 milionë lekësh. Zyra e shtypit pranë Ministrisë së Shëndetësisë bëri të ditur se rastet janë përzgjedhur nga Shërbimi i Nefrologjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” si më të përshtatshëm për transplant dhe, kur për të cilët, në mënyrë të detyrueshme ekziston dhuruesi i organit, i cili është një familiar. Sipas të njëjtit burim, kjo është një praktikë në vazhdim që nga 2006. Në këtë vit, janë trajtuar 13 pacientë dhe në 2007, 11 pacientë.
Insuficenca renale (paaftësia e veshkës)
Insufiçenca renale, ose e thënë ndryshe paaftësia e veshkës njerëzore për të kryer funksionet e saj në organizëm, përbën një diagnozë të rëndë, e cila shkakton dhe shoqërohet me një sërë kostosh për shoqërinë, duke çuar në paaftësi të shkallëve të ndryshme të pacientëve me moshë nga fëminore e deri në moshat e treta. Aktualisht, sistemi shëndetësor dhe strukturat shëndetësore publike, të ngritura përkatësisht në Tiranë, Elbasan, Gjirokastër dhe Shkodër ofrojnë trajtimin e pacientëve me hemodializë.
Rastet e trajtuara
Ndërkohë, numri i rasteve të trajtuara mbetet shumë i vogël në raport me nevojat, kjo për shkak të kufizimeve të mëdha, në investimet dhe kapacitetet e infrastrukturës teknologjike, të burimeve njerëzore të trajnuara për këtë qëllim dhe të kostove të lidhura me materialet e konsumit, të cilat përbëjnë një barrierë financiare, të konsiderueshme, për institucionet shëndetësore dhe sistemin shëndetësor, në tërësi. Referuar praktikave më të mira në botë, një alternativë mjaft e vlerësuar, mbetet aplikimi i transplantit të veshkës (zëvendësimi i veshkës së dëmtuar me atë të një dhuruesi të përshtatshëm) për këta pacientë, realizim i cili nga ana e tij për sistemin shëndetësor paraqet kufizimet e veta për shkak të situatës dhe kushteve teknike, që ofron vendi, dhe kostove të konsiderueshme, të domosdoshme për të ngritur kapacitetet teknologjike dhe njerëzore në këtë drejtim.
Trajtimi i pacientëve
Në kuadrin e kryerjes së procedurave të transplantit të veshkës jashtë vendit, MSH gjatë vitit 2006, mori një propozim nga Qendra Universitare Spitalore “Ibni Sina Hastanesi Sihhiye”, në Ankara, Turqi, për kryerjen e një numri transplantesh të veshkës, kundrejt një tarife prej 11 880 euro për çdo rast (në të cilën është përfshirë edhe TVSH-ja). Në vijim, Këshilli i Ministrave miratoi dhënien e një fondi shtese prej 18 500 000 lekë, për MSH (VKM Nr.546, datë 9.8.2006). Ndërkohë, më pas, u negociua dhe u nënshkrua lidhja e kontratës midis MSH dhe Shoqërisë së Kujdesit Shëndetësor “Enar Sagklik Hizmetleri”, Ankara, Turqi.
Kontrata
Kontrata e lidhur mes MSH dhe shoqërisë së lartpërmendur u zbatua me mjaft sukses në fund të vitit 2006 dhe prej saj përfituan 13 raste të pacientëve shqiptarë që vuanin këtë diagnozë. E njëjta praktikë është bërë edhe gjatë vitit 2007, ku në përputhje dhe në zbatim të Vendimit nr. 77, datë 17.02.2007, të Këshillit të Ministrave “Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2007, miratuar për Ministrinë e Shëndetësisë, për mbulimin e shpenzimeve për kryerjen jashtë vendit të transplantimit të veshkës, për disa shtetas”, janë përballuar shpenzimet e 11 pacientëve, të cilët kanë vuajtur nga kjo diagnozë. I njëjti propozim me të njëjtat kushte është bërë edhe në fillim të vitit 2008. Tarifa sërish është propozuar të jetë 11.880 euro (në këtë tarifë është përfshirë edhe TVSH-ja) për çdo procedurë operatore transplantimi, e vlerësuar me kursin e këmbimit të periudhës që do të kryhen transplantet, parimisht me përllogaritjet që janë bërë për këto ndërhyrje, duhet një fond prej 22.000. 000 lekë.
Kostoja
Në koston e transplantit të veshkës për çdo rast përveç vetë procedurës operative janë të përfshira: transporti nga aeroporti i Ankarasë deri në qendrën spitalore dhe kthimi, akomodimi në qendrën spitalore për pacientin dhe për dhuruesin si dhe shërbimi i përkthimit.
Ky lajm është publikuar: 10/07/2008