FSHF: Pezullim për 2 ndeshje për Gramozin

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dënuar me pezullimin e fushës të ekipit të Gramozit për 2 ndeshje dhe zhvillimin e tyre në fushë asnjëanëse
Ky vendim vjen pas incidentit të ndodhur në ndeshjen Gramozi-Vllaznia dhe FSHF-ja thekson se ky dënim vjen për mosmarrje të masave të mjaftueshme të sigurisë organizative, me pasoja ushtrim të dhunës mbi arbitrat.
Ndërkohë Zv/trajneri i KF Gramozi, Altin Hodo, për goditje me grusht të arbitrit anësor, në bazë të neneve 4, 9, 13, 19, 22 e 25 të KDS dhe nenit 44 të Statutit të FSHF, përjashtohet përgjithsmonë nga aktivitetet futbollistike.
Gjithashtu FSHF ka pezulluar me 5 ndeshje dhe 100.000 lekë gjobë lojtarin e KF Flamurtari, Halim Begaj, për goditje të kundërshtarit.