Irlanda e Veriut, Kuzheja rikthen Beqajn dhe Lalën

(www.albania-sport.com) - Dy rikthimet e mëdha, portieri Arjan Beqaj dhe kapiteni Altin Lala, si dhe thirrja për herë të parë Kombëtaren A të mbrojtësit kosovar të Bokumit (Bundesliga 1), Mërgim Mavraj, janë të tre të rejat e trajnerit Josip Kuzhe në listën prej 21 futbollistësh të thirrur për miqësoren e 3 marsit kundër Irlandës së Veriut.
Arjan Beqaj (luan në Qipro me Anorthosis Famagusta) nuk aktivizohet me Kombëtaren qysh para ndeshjes me Hungarinë (26 mars) për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2010 (për shkak se nxorri shpatullën gjatë seancave stërvitore në Durrës), atëherë në krye të bankinës kuqezi ishte holandezi Ari Han.
Edhe “xhuxhi luftarak” i Hanover 96, Altin Lala, edhe pse zyrtarisht ka qenë kapiteni i Shqipërisë, nuk ka pasur fatin të thirret në asnjë nga gjashtë ndeshjet e Kombëtares së drejtuar nga Josip Kuzheja për shkak të një dëmtimi afatgjatë. Ndeshja e fundit e Altin Lalës me Kombëtaren ishte ajo kundër Portugalisë (0-0) në Braga.
Takimi kundër Iralndës së Veriut edhe testi i parë ndërkombëtar pas hedhjes së shortit të eliminatoreve të Kampionatit Europian të vitit 2012, ku Shqipëria bën pjesë në grupin D së bashku me Francën, Rumaninë, Bosnjën, Bjellorusinë dhe Luksemburgun.
Ndaj Irlandës së Veriut, Shqipëria është ndeshur 8 herë (të gjitha zyrtare), duke pasur një bilanc natyrisht negatv: 1 fitore, 2 barazime, 5 humbje. Golaverazhi: 4-13.
Të vetmen fitore kundër tyre e kemi regjistruar për eliminatoret e Kampionatit Botëror 1998, më 10 shtator të vitit 1997, në një ndeshje të zhvilluar në fushë asnjanëse, në Cyrih të Zvicrës, falë një goli të Altin Haxhit. Skuadra jonë drejtohej asokohe nga Astrit Hafizi. Kjo ndeshje është edhe fundit midis dy vendeve.
PORTA
Është rikthyer Arjan Beqaj dhe është rikonfirmuar Isli Hidi, por Kuzheja nuk ka thirrur portierin Samir Ujkani, pasi gardiani i Novarës është dëmtuar në menisk dhe do të qëndrojë një muaj e gjysmë larg fushave.
MBROJTJA
Me thirrjen e Mërgim Mavrajt, një titullari të padiskutueshëm të Bokumi në Bundesiga 1, zemra e mbrojtjes kuqezi plotësohet me një lojtar natyral për këtë rol, qysh kur Geri Çipi vari “këpucët në gozhdë” në vitin 2005 pas 34 ndeshjeve me përfaqësuesen. Së bashku me Lorik Canën (solid dhe efikas në qendër të mbrojtës), Mavraj mund të kompletojë repartin më problematik të Kombëtares, duke i dhënë mundësi Debatik Currit të spostohet në një pozicion tjetër. Andi Lila, Armend Dallku dhe Kristi Vangjeli kompletojnë “departamentin e mbrojtjes”.
MESFUSHA
Janë të gjithë emrat e mësuar “përmendësh”: regjisori Ervin Skela; “mushkëria” Ervin Bulku; veterani Klodian Duro; virtuozi Jahmir Hyka, të konfirmuarit Gilman Lika dhe Emilian Vila, si dhe anësori i Tiranës, Gjergji Muzaka.
SULMI
Në vijën e parë, trajneri kroat ka konfirmuar Erjon Bogdanin (2 gola me Kievon këtë sezon në Serinë A, Itali), Edmond Kapllanin (2 gola me Tus Koblenz, Bundesliga 2, Gjermani), Hamdi Salihin (12 gola në kampionatin austriak me Rapidin e Vjenës) dhe golashënuesin më të mirë të Superligës shqiptare, Elis Bakajn e Dinamos. Mungesa e Besart Berishës është kthyer në një normalitet nga Josip Kuzheja.
LISTA
1. Arjan Beqaj Anorthosis Famagusta
2. Isli Hidi Kryvbas
3. Andi Lila Tirana
4. Armend Dallku Vorskla Poltava
5. Kristi Vangjeli Aris Selaniku
6. Ansi Agolli Kryvbas
7. Lorik Cana Sunderland
8. Mërgim Mavraj Bochum
9. Altin Lala Hanover 96
10. Debatik Curri Vorskla Poltava
11. Ervin Bulku Kryvbas
12. Klodian Duro Apollon Limasol
13. Ervin Skela Tus Koblenz
14. Jahmir Hyka Mainz
15. Gilman Lika Boluspor
16. Emilian Vila Dinamo
17. Gjergj Muzaka Tirana
18. Erjon Bogdani Chievo
19. Hamdi Salihi Rapid i Vienës
20. Edmond Kapllani Tus Koblenz
21. Elis Bakaj Dinamo
Trajner
Josip Kuzhe
BILANCI ME IRLANDËN E VERIUT
07.05.1965, Belfast
Irlandë V.-Shqipëri 4-1
Trajner: Zyber Konçi
Shënues: Robert Jashari
El.KB 1966
24.11.1965, Tiranë
Shqipëri-Irlandë V. 1-1
Trajner: Loro Boriçi
Shënues: Mehdin Zhega
El.KB 1966
15.12.1982, Tiranë
Shqipëri-Irlandë V. 0-0
Trajner: Shyqyri Rreli
El.Euro 1984
27.04.1983, Belfast
Irlandë V.-Shqipëri 1-0
Trajner: Shyqyri Rreli
El.Euro 1984
09.09.1992, Belfast
Irlandë V.-Shqipëri 3-0
Trajner: Bejkush Birçe
El.KB 1994
17.02.1993, Tirana
Shqipëri-Irlandë V. 1-2
Trajner: Bejkush Birçe
Shënues: Altin Rraklli
El.KB 1994
14.12.1996, Belfast
Irlandë V.-Shqipëri 2-0
Trajner: Astrit Hafizi
El.KB 1998
10.09.1997, Zyrih
Shqipëri-Irlandë V. 1-0
Trajner: Astrit Hafizi
Shënues: Altin Haxhi
El.KB 1998
Bilanci: 8 ndeshje; 1 fitore, 2 barazime, 5 humbje. Golaverazhi: 4-13. Golashënuesit e Shqipërisë: Robert Jashari, Mehdin Zhega Altin Rraklli, Altin Haxhi
SHQIPËRIA ME KUZHENË
ZYRTARE
Shqipëri-Portugali 1-2
Shqipëri-Danimarkë 1-1
Suedi-Shqipëri 4-1
MIQËSORE
Shqipëri-Gjeorgji 1-1
Shqipëri-Qipro 6-1
Estoni-Shqipëri 0-0
Bilanci: 6 ndeshje; 1 fitore, 3 barazime, 2 humbje. Golaverazhi: 10-9
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 24 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili