E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF Tirana-Flamurtari do te luhet ne Selman Stermasi

Do të luhet në “Selman Stërmasi”, por me kusht. Tirana dhe Flamurtari me shumë gjasa e kanë tashmë një stadium për t’u ndeshur mes tyre të shtunën, veçse jo pa përfunduar punimet në impiant.
Problemi i vetëm, sipas Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) është rrethimi i stadiumit, sipas standardeve të kërkuara në manualin e licencimit.
Ish-stadiumi “Dinamo” nuk është në gjendje të mirë dhe prej 5 muajsh aty nuk luhet asnjë ndeshje.
Klubi bardheblu ka premtuar se do t’i përfundojë punimet në kohë për të qenë gati të shtunën në orën 14:00, pasi tashmë ndeshja nuk mund të luhet në orarin e mbrëmjes, në 17:00. Kjo do të kishte ndodhur nëse do të ishte luajtur në “Qemal Stafa”.
Tirana i bëri kërkesë FSHF-së që ta lejonte në luante në stadiumin kombëtar, por nuk qe e mundur. Nga ana e tyre, zyrtarët e Federatës, sekretari i përgjithshëm Shulku dhe përgjegjësi i sektorit të licencimeve, Çela, kanë bindjen se bardheblutë do t’ia dalin dhe se Tirana-Flamurtari do të luhet pikërisht në “Selman Stërmasi”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›