FSHF çon Statutin e saj në Gjykatën e Tiranës

Pas arritjes së marrëveshjes në zyrën e Presidentit të Republikës, Bamir Topi midis ministrit të TKRS-së, Ylli Pango dhe kreut të FSHF-së, Armand Duka (foto nga takimi), për firmosjen e Statutit të FSHF-së (me ngrirjen e nenit 53) nga ana e Pangos, sot janë bërë edhe hapat e parë drejt plotësimit të detyrave të lëna nga dy organizmat e lartë ndërkombëtarë të futbollit, FIFA e UEFA.
Albania-sport mësoi nga burime të afërta me presidentin Duka, se FSHF-ja coi në Gjykatën e Tiranës për të regjistruar Statutin e institucionit shiptar të futbollit.
Pas këtij regjistrimit, ashtu edhe sic është lënë detyrë, si MTKRS-ja ashtu dhe FSHF-ja do të informojnë FIFA-n e UEFA-n, për të nisur edhe procedurat e heqjes së pezullimit ndërkombëtar të Shqipërisë, që i kushtoi asaj anullimin e dy miqësoreve për Kombëtaren A (Arabinë Saudite e Moldavinë) dhe një takimi zyrtar të Shpresave me Greqinë U-21.