Han i kënaqur nga lojtarët në Ukrainë

Trajneri i Kombëtares, holandezi Ari Han, iu komunikoi drejtuesve të FSHF-së, se kishte mbetur shumë i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve shqiptarë, të cilët u aktivizuan në ndeshjen Vorskkla Poltava-Krivbas (2-1) në kampionatin maksimal ukraianas. Dallku e Curri u aktivizuan për Vorsklën, ndërsa për Krivbasin luajtën Hidi, Bulku e Bylykbashi.
Lajmi bëhet i ditur nga shefi i shtypit në FSHF, Tritan Kokona. Në atë ndeshje, mesfushori i nohur i Kombëtares sonë, Debatik Curri, realizoi për Vorsklën (me penallti), dhe po me të njëjtën mënyrë, shënoi edhe Dorian Bylykbashi për Krivbasin. Sot Han ishte në në kryeqytetin belg, Bruksel, por për motive private.