E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshëngritësit mbërrijnë sot në orën 23:00

Delegacioni i peshëngritjes shqiptare, që morri pjesë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Linjano të Italisë, do të mbërrijë sot në orën 23.00 në aeroportin e Rinasit. Shtanga shqiptare siguroi dy vende (për meshkuj) në Olimpiadën e Pekinit.
Sipas presidentit të FSHO-së, Esat Ademi, dy sportistët do të zgjidhen pas një vendimi të federatës, por mundësitë i kanë Erkand Qerimaj (vendi i katërt në Europë për peshën 77 kg në dygarësh) dhe Gerti Trasha (kunkurroi në peshën 69 kg, ngriti 306 kg në dy garësh, vendi i tetë në dygarësh). Ekipi i meshkujve grumbulloi 356 pikë, duke zënë vendin e gjashtë. Shqipëria la pas Sllovakinë, Lituaninë, Hungarinë e Spanjën.
Shqipëria siguroi vetëm tre medalje të fituara nga Romela Begaj (kunkurroi në peshën deri në 58 kg). Peshëngritësja doli kampione e Europës në stilin e shkeputjes (medalje ari), e dyta në dygarësh (medalje argjenti) dhe të tretin në stilin e shtytjes (medalje bronzi).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›