FSHF dënon aktet e takimit Besa-Tirana
Tiranë - Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së dënoi sot aktet e pahijshme që ndodhën në takimin e fundjavës mes Besës dhe Tiranës. Kështu, futbollisti i kavajasve, Gerhard Progni u pezullua për tre ndeshje dhe u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për ofendim ndaj gjyqtarit.
Ndërsa, futbollisti i Tiranës, Andi Lila, u pezullua me një ndeshje dhe u gjobit me 30 mijë lekë për tentativë të goditjes së kundërshtarit.
Ndërkohë që kërkesa e lojtarit të skuadrës së Lushnjes, Djibril Cissokho, për zgjidhje të kontratës me klubin do të shqyrtohet nga Komisioni i Disiplinës në javën e ardhshme, pasi duhet të paraqiten të dyja palët.