E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria humb një vend në renditjen e FIFA-s

Tiranë - Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka humbur një pozicion në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin maj. Shqipëria e mbetur ende pa trajner renditet e 92-ta në botë, ndërkohë që një muaj më parë ishte e 91-ta. FIFA shpalli sot klasifikimin e skuadrave përfaqësuese për këtë muaj.

Në renditjen e UEFA-s përfaqësuesja jonë pozicionohet në vendin e 39-të, aty ku ishte edhe një muaj më parë. Gjatë këtij muaji Shqipëria nuk ka arritur të fitojë asnjë pikë, duke mbetur në kuotën e 390 pikëve, kjo edhe për faktin se nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në periudhën nga 8 prilli deri më 6 maj.

Tre vendet e para të renditjes botërore nuk kanë ndryshuar këtë muaj. Në vendin e parë renditen sërish kampionët e Evropës, Spanja, në vendin e dytë, Gjermania, dhe vendin e tretë renditet përfaqësuesja e Holandës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›