E Diel, 1 Nëntor 2026

FSHF, janari muaji i zboreve dhe në Itali e Greqi

Autori i Lajmit: Redaksia
Tiranë - Federata Shqiptare e Futbollit po u kushton një kujdes të posaçëm lojtarëve shqiptarë që luajnë në kampionatet e huaja, sidomos të atyre që aktivizohen me ekipe greke dhe italiane, ku janë instaluar edhe dy nga tre zyrat e posaçme të ngritura nga institucioni e futbollit. Në Greqi e Itali militojnë me skuadra të moshave një numër i madh futbollistësh që mund të shërbejnë si kandidatë potencialë për Kombëtaret U-21, U-19, U-17 dhe U-15. Sipas zëdhënësit të FSHF-së, nga data 18 deri më 20 janar 2010, trajnerët e ekipeve kombëtare U-17 dhe U-15, respektivisht Ardian Mema dhe Sulejman Demollari, do të zhvillojnë stërvitje me talentet shqiptare që gjenden në vendin fqinj, përkatësisht të datëlindjeve 1994 dhe 1995. Stërvitjet do të zhvillohen në qytetin e Rietit, në fushën stërvitore të klubit të futbollit që mban të njëjtin emër. Të gjithë lojtarët e interesuar për të marrë pjesë në këto seanca stërvitore mund të kontaktojnë edhe me Zyrën e Talenteve në Itali me drejtues Irfan Pengilin. Nga data 18-20 janar ekipet kombëtare të moshave U-21 dhe U-19 do të grumbullohen në një zbor në Greqi. Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë gjatë këtij muaji grumbullime me lojtarët shqiptarë që aktivizohen në skuadrat e kampionatit grek. Nga data 18 deri më 20, trajnerët e kombëtareve U-21 dhe U-19, Artan Bushati dhe Ramadan Shehu, do të zhvillojnë stërvitje me talentet shqiptare që gjenden në vendin fqinj, përkatësisht të datëlindjeve 1991-1992 dhe 1993-1994. Stërvitjet do të zhvillohen në Athinë, në fushën stërvitore në “Aias Tavru” në Pireos dhe Hamosternas, Tavros. Të gjithë lojtarët e interesuar për të marrë pjesë në këto seanca stërvitore mund të kontaktojnë edhe me Zyrën e Talenteve në Greqi.
Ky lajm është publikuar: 07/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›