Mançesteri poshtëron Çelsin në “Pallatin e Ëndrrave”
Mançester - Mbasditja e djeshme rezultoi fatale për skuadrën londineze të Çelsit e drejtuar nga Luis Filipe Skolari. Rivali i tyre i përjetshëm, Mançester Junaited, triumfoi 3-0 në ndeshjen më të rëndësishme të mbarë kontinentit të vjetër. Rëndësinë kjo përballje e merr pasi këto dy skuadra ishin finaliste në edicionin e kaluar në Ligën e Kampioneve, dhe luftuan deri në sekontat e fundit për titullin në Premier Ligë.
Ndeshja filloi e mirë për të dyja skuadrat që kërkuan golin që në fillim të takimit. Blutë e Londrës zhvilluan një lojë të pëlqyeshme në pjesën e parë, duke rrezikuar disa herë portën e mbrojtur nga portieri Van der Sar. Atë që nuk e bënë dot djemtë e Luis Filipe Skolarit do ta bëntë Nemaja Vidiç në fundin e pjesës së parë. Me rezultatin 1-0 do të hynin në dhomat e zhveshjes skuadrat më të mira të Europës.
Fillimi i pjesës së dytë krijoi iluzionin se ndeshja do të luhej e hapur, dhe Çelsi do të kërkonte me çdo kusht barazimin. Në realitet ndodhi e kundërta, pasi Uejn Runi do t’i vështirësonte majft punët e nënkampionëve me golin e dytë të shënuar për skuadrën e tij.
Vazhdimi i lojës tregoi se ekipi iI Mançesterit është një kampion i vërtetë. Siguria ishte arma kryesore e të kuqve, të cilët i bënë mjaft nervozë lojtarët e Çelsit. Grushtin përfundimtar do ta jepte Dimitar Berbatov tre minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt. Bullgari ndodhet në vendin e duhur për të shtyrë në rrjetë topin e goditur nga një goditje dënimi nga Kristiano Ronaldo.
Me këtë fitore skuadra e Mançesterit i afrohet mjaft kreut, vetëm një pikë larg Çelsit të vendit të dytë, dhe pesë pikë larg Liverpulit kryesues. Kujtojmë që kampionët kanë dy ndeshje më pak, dhe marrja e maksimumit në këto përballje do ta dërgonin në vendin e parë skuadrën e drejtuar nga Sir Aleks Fergusoni.