Toti do të jetë i gatshëm në përballjen me Arsenalin
Romë - Lajme të mira vijnë për skuadrën e Romës nga kapiteni Françesko Toti. Për fat të mirë rikuperimi i tij pas dëmtimit të pësuar përpara Vitit të Ri po vazhdon mjaft pozitivisht.
Sipas njoftimeve të fundit nga mediat italiane mësohet se Toti do të jetë i gatshëm në përballjen e Romës me Arsenalin për Ligën e Kampioneve. Sportmediaset publikon se Toti do të fillojë stërvitjen me ekipin në fundin e këtij muaji ose në fillimin e shkurtit. Ndeshja e parë me Arsenalin do të luhet në datë 24 shkurt në Londër, dhe ajo e kthimit në datë 11 mars në Romë.
Pas barazimit të mbrëmshëm me Milanin në “Olimpiko”, skuadra e Romës i është rikthyer sot stërvitjes për ndeshjen e së mërkurës përballë Sampdorias së Antonio Kasanos. Spaleti nuk do të ketë në dispozicion Vuçiniçin dhe Meksesin për pezullim. Ndërsa, Okaka, Toneto dhe Menez, janë të dëmtuar. Kjo ndeshje do të luhet të mërkurën në orën 20:00 në stadiumin “Olimpiko” të Romës.