Elbasani bën transfertën e pestë në vetëm një muaj
Elbasan - Mbrojtësi nga Maqedonia Nikolla Karcev i është bashkuar skuadrës së Elbasanit. Burime nga klubi bëjnë të ditur se Nikolla Karcev është blerja e pestë brenda këtyre 20 ditëve. Karcev ka luajtur me ekipin e Elbasanit një vit më parë, dhe rikthimi i tij, sipas drejtuesve të Klub-Futboll Elbasanit, "do të realizojë objektivat që ka ekipi në këtë merkato dimri". Ditët e fundit të vitit që lamë pas ishte Nevil Dede ai që firmosi me ekipin e Elbasanit, duke u pasuar nga futbollistë të njohur të kampionatit kombëtar, si Ilir Qorri, Eleandro Pema dhe maqedonasi Nikolla Klackerosi.