Ndalet në barazim superpërballja italiane, Roma-Milan
Romë - Superpërballja e kësaj jave në kampionatin Italian, Roma-Milan, ka përfunduar në barazim 2-2. Ndeshja i ka patur të përfshira të gjitha anët pozitive për t’u vlerësuar me notën maksimale.
Fair Play i vërtetë është treguar që në momentin e parë kur u përqafuan të dy trajnerët e ekipeve, Spaleti dhe Ançeloti. Spaleti dukej si një fëmij 7-vjeçar që vrapon drejt bredhit për të marrë dhuratën e Babagjyshit të Vitit të Ri, në momentin që ai po shkonte për të takuar Ançelotin. Më pas tekniku i kryeqytetasve e fton mikun e tij në mënyrë demonstrative për t’u ulur në stolin e Romës. Kjo erdhi për shkak të deklaratave të Ançelotit, i cili pati deklaruar se karriera e tij do të kalonte një ditë nga stoli i Romës.
Edhe në fushën e lojës skuadrët treguan më të mirën e tyre që nga minuta e parë. Kuqezinjtë dukeshin më këmbëngulës por pa arritur asnjëherë të afroheshin seriozisht tek porta e mbrojtur nga Doni. Atë që nuk e bënë dot milanistët e bën Mirko Vuçiniç për skuadrën e Romës teksa shënon golin e parë në minutën e 22-të. Ky rezultat do të mbetej i pandryshuar deri në fundin e pjesës së parë të takimit.
Pjesa e dytë do të rezervonte edhe surprizat më të mëdha. Në minutën e tretë të kësaj pjese Pato do ta kishte mjaft të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. Pa kaluar as pesë minuta është përsëri Pato që shënon për Milanin duke e kaluar në avantazh. Nisma e tij do të rezultonte e suksesshme në momentin që ai kalon një mbrojtës duke kontrolluar topin, dhe pasi e lë mbrapa atë ia kalon sferën sipër Donit dhe shënon, 2-1.
Në momentin më të mirë të Milanit është përsëri malazezi Vuçiniç që shënon përsëri për verdhekuqtë duke barazuar këtë herë rezultatin. Në pjesën e mbetur të takimit skuadrat luajtën mjaft të hapura duke krijuar raste të tjera për shënim. Megjithë rastet e krijuara, ekipet nuk arritën dot të shkonin tek goli i fitores. Të vetmit të fituar nga kjo përballje ishin spektatoret e ndodhur në stadium dhe ata që e ndiqnin takimin nga televizionet.
Roma-Milan 2-2
Vucinic (23' pI; 27' pII), Pato (4' pII; 8' pII)
Roma: Doni; Cassetti (35' pII Cicinho), Mexes, Juan, Riise; Taddei (19' pII Pizarro), De Rossi, Brighi (38' pII Aquilani); Perrotta, Vucinic; Baptista.
Trajner: Spalletti.
Milan: Abbiati; Zambrotta, Favalli, Maldini, Jankulovski; Beckham (44' pII Flamini), Pirlo, Seedorf; Kakà, Ronaldinho (25' pII Ambrosini); Pato.
Trajner: Ancelotti.
Gjyqtar: Morganti di Ascoli Piceno
Te verdhe: Pirlo, Seedorf, Brighi