Skuadra e Tiranës nis stërvitjen në Kemer të Turqisë
Tiranë - Skuadra e Tiranës është nisur dje drejt Turqisë, ku do të zhvillojë fazën përgatitore, në qytetin Kemer. Burime nga klubi kryeqytetas bëjnë të ditur se kushtet stërvitore në Kemer janë mjaft të favorshme për skuadrën. Faza përgatitore e Tiranës në Turqi do të zgjasë deri në datën 24 janar, ku është parashikuar edhe një ndeshje miqësore me skuadrën turke të Fenerbahçe-s.