E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF sulmon apelin

Një sulm i ashpër ka ardhur nga Federata Shqiptare e futbollit (FSHF) në drejtim të Komisionit të Apelit, pasi ky i  fundit bëri disa zbritje të rëndësishme dënimesh të dhënë më parë nga Komisioni i Disiplinës. 
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, u shpreh zyrtarisht sot se vendimet e Apelit bien ndesh me parimet dhe rregulloret e aktivitetit të miratuara nga Asambleja, madje shkon më tej duke i quajtur ato si të paragjykuara dhe të paramenduara. Më tej vazhdohet me epitetet “të padrejta” dhe të “njëanshme”.
Komisioni i Apelit i  ktheu Flamurtarit 3 pikët e hequra pas skandalit të ndodhur në ndeshjen ndaj Skënderbeut në Kupë dhe po ashtu ka falur pjesën e mbetur të dënimit të Pogradecit për ngjarjet e dhunshme të ndeshjes ndaj Teutës.
FSHF deklaron se këto vendime kanë lehtësuar ata që kanë vepruar me paramendim, ndërsa nuk janë marrë vendime për palë të tjera të dënuara në kushte më lehtësuese. Nuk janë lehtësuar deri tani Skënderbeu, që do të vazhdojë të shlyejë dënimin prej 8 ndeshjesh jashtë fushe dhe Laçi, që vazhdon ta ketë fushën të pezulluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›