FSHF-trajnerit, pune dhe jo luks
Aranit MURACI
Me mire nje trajner qe do te jete i perkushtuar, se nje trajner qe do te kerkoje kushte, kur deshtimi ne eliminatoret e Kupes se Botes, shihet si i pashmangshem. FSHF para se te perzgjedhe pasuesin e holandezit Ari Han, do te marre parasysh eksperiencat e hidhura ne te kaluaren. Jane paguar mire per t'iu plotesuar te gjitha kushtet e kontrates, edhe eshte toleruar karshi emrave te huaj. Ari Han nuk e vizitoi shpesh vendin tone dhe pas largimit deklaroi se kushtet ishin te keqija. Edhe me pare Oto Baric, pas largimi tha se klanet ne kombetaren shqiptare, nuk lejonin nje sukses te mundshem. Trajneri qe do te drejtoje me tutje kombetaren do te vezhgoje dhe do te formoje ekipin kombetar, pastaj do te mbaje pergjegjesine e duhur, ne arritjen e rezultateve. Per kete arsye jane perzgjedhur kryesisht emra ballkanas. Trajneret ballkanas e njohin temperamentin e shqiptareve. Trajneri per te mos humbur kohe qe te njihet me realitetin shqiptar dhe me temperamentin e lojtareve tane, sipas FSHF, me mire eshte qe te jete nga ballkani. Me tej, ne kontrate do te parashikohet cdo detaj, madje edhe ditet e qendrimit te trajnerit ne vendin tone. Gjate negociatave per trajnerin e ardhshem te kombetares sone, do te diskutohet vetem per finalet e "Euro 2012". Sakaq, per pjesen e mbetur te eliminatoreve do te ndertohet strategjia dhe do te planifikohet nje sukses i mundshem i kuqezinjve. Rumuni, Jordanesku dhe slloveni Katanec jane dy emra, nder me te mundshmit qe mund te zene vendin bosh qe la trajneri holandez, Ari Han. Gjate ketij viti, nje pjese e mire e lojtareve kuqezinj qe nuk jane paraqitur si duhet, do te largohen ne fund te vitit. Jane gati gjysma e skuadres, qe rrezikon nga reforma, para eliminatoreve te "Euro 2012". Ari Han ishte nje deshtim ne vete, ne kete aspekt, pasi premtoi se do te sillte lojtare te rinj dhe me perspektive ne radhet e kombetares sone dhe nuk e vizitoi fare vendin tone, per te pare lojtare, ne radhet e cdo skuader. Edhe Bakaj, Lila dhe disa lojtare te tjere nuk ishin produkt i ndonje vezhgimi te holandezit, por i solli Oto Baric. Madje ky i fundit shenoi te vetmin sukses, afrimin e disa lojtareve te talentuar ne radhet e kuqezinjve.