Shkrimtari pas diplomatit
Me nuanca te holla te vendlindjes dhe femijerise se tij, Taip Sulko, diplomat dhe njeherazi njeri i penes, vjen per lexuesin shqiptar me librin e tijj me te fundit "Antologjia e Shpirtrave". Ne qender te asaj cka syri i tij sheh e veshi i degjon, qe materializohen me pas e zeze mbi te bardhe, jane ceshtjet sociale te frymezuara nga vete ambientit shqiptar. Sikurse thote edhe vete, si nje rrobaqepes qe perpiqet te ende rrobat me te bukura, ai vazhdimisht kerkon te stiloje per njerez me te shquar, me modele e copa te perkryera. Ne nje interviste me "KJ", Sulko rrefen se nga ana njerezore dhe sociale, nese do t'i duhej, do te perzgjidhte tregimin "Kryengritja e qengjit"; ndersa nga ana mjeshterore tregimin "Bar miu". Perfaqesues i trupit diplomatik ne Hungari (1993-1997) dhe ne Poloni (2001-2005), padyshim me shume impenjime, tregimtari pohon se ai qe e dashuron te shkruarit, gjen gjithmone mundesi dhe kohe per te, pavaresisht veshtiresive. Me nje stil interesant dhe gjuhe te pasur, ne librin ku nderthuren njeherazi tregime, skica e etyde, lexuesi mund te gjeje psikologjine njerezore ne situata qe percjellin mesazhe specifike. Dy librat e tij te meparshem jane, permbledhja me tregime "Pas shiut te mengjesit" (1991) dhe romani i botuar ne vitin 2003, "Ne anen tjeter te parajses".
Per cfare flet libri juaj me i fundit, "Antologjia e Shpirtrave"?
Autori gjithmone e ka disi te veshtire te flase se perse ben fjale libri i tij, sepse vepra letrare nuk shkruhet per subjektin, por nisur nga kumti, mesazhi qe ajo mund te mbarte... Disa permendin titullin. Edhe kete here, mbase dicka thote edhe titulli "Antologjia e shpirtrave". Por mendoj se menyra me e mire eshte ta lexosh vepren. Megjithate, po them dicka shkurt. Ky liber perpiqet qe te jete bashkekohor, si ne tematike, ashtu edhe ne trajtimin artistik. Behet fjale per problemet dhe shqetesimet e shoqerise sone sot, por me perpjekje per t'i trajtuar ato ne menyre te pershtatshme letrare moderne, pse jo edhe terheqese.
Si i perzgjidhni temat qe trajtoni dhe a perpiqeni te sillni dicka te re permes tyre?
Ndoshta perzgjedhja behet instiktivisht. Do te ishte marrezi qe te mendoje se ne nje moment te trajtoje x ceshtje sociale. Sigurisht qe mund te kesh terheqje, kjo varet nga shume faktore, nga formimi, nga sa e ndjen nje problem etj. Une do te thoja qe shkrimtari perpiqet te jetojne intensivisht kohen dhe eshte pikerisht kjo jete qe ai jeton thellesisht, qe prodhon shqetesimet, te cilat ne nje moment te caktuar, si dy drejteza qe priten me personalitetin krijues, sjellin castin dhe rezultatin e pritshem letrar. Eshte nje proces i nderlikuar qe shkon paralelisht, si shqetesimi njerezor, ashtu edhe ngritja profesionale.
Nje pjese te mire te kohes e kaloni ne zyre. Sa detaje ka aty qe inspirojne shenimet tuaja?
Jeta e njeriut nuk eshte vetem ne zyre, jane te shumta mjetet qe njeriu lidhet me jeten, me shoqerine, te dukshme e te padukshme dhe sigurisht te pafundme. Do te ishte e papranueshme, madje qesharakre qe te thoje "tani do dal te njoh jeten", e rendesishme eshte qe ajo qe ke dhe ndjen per shoqerine tende, sa reagon ndaj saj, e qe pasqyrohet e ze vend mepastaj ne leter. Eshte sikurse me femijen, qe ti e do e per te cilin vuan kur perballet me veshtiresi dhe probleme e qe perpiqesh qe te rritet i mire, e pse jo edhe ndonjehere ta keshillosh te ndreqet, te behet me i perkryer. Eshte kjo qe sapo thashe, qe prodhon shqetesimin dhe qe shpeshhere te ben te priresh nga sakrifica, me enderren dhe metimin fisnik per te ndryshuar dicka per mire.
Si kane evoluuar nga pikepamja letrare dhe sociale veprat tuaja?
Jo me kot kam permendur ketu fjalen zeje; autori, si nje rrobaqepes, perpiqet qe jo vetem te qepe per njerez gjithnje e me te dalluar (te pasur, te njohur, fisnike, me ofiqe me te larta etj., por edhe me modele gjithnje e me te perkryera e bashkekohore e po keshtu me cohe me te mire. Kjo ka rendesi mendoj, te qepesh gjithnje e me teper me coha te mira. Mbase nga pikepamja tematike do t'ia vlente te permendja romanin tim qe ka dale ne vitin 2003, me titullin "Ne anen tjeter te Parajses" . Vinte pas pervojave tronditese te vitit famekeq '97. Eshte nje refleksion, nje peng, nje ankth dhe vuajtje, pasi '97 ishte nje vit i semure. Per shkrimtarin dhe intelektualin, per cilindo njeri me zemer, te shikosh vendin tend ne krisje shoqerore dhe trazire, eshte njesoj si te shohesh nje njeri te aferm qe lengon ne shtrat, vetem me nje fije shprese. Shkrimtari dhe pse qellon te shaje idhtaz ne veper, (ashtu sic ndokush edhe shan ne zemerim e siper femijen e tij), asnjehere nuk niset nga armiqesia, perkundrazi, niset nga dashuria, e them me vendosmeri kete sepse veprat e mira jane pjellat me autentike te dashurise.
Duke qene se jeni shume i zene, si e menaxhoni kohen mes punes, familjes dhe hapesires per te hedhur shenimet ne leter?
Ai qe do te shkruaje dicka e te thoje mendimin e vet, duhet ta kuptoje kete si nje sfide, sikurse permenda, si nje vuajtje fisnike per gjerat qe do. E rendesishme eshte qe, duke patur pasionin dhe dashurine per te thene dicka, arrin deridiku ta gjesh edhe kohen. Po keshtu, nese merresh me nje zeje qe te pelqen, te terheq dhe i jep nje kuptim me te plote jetes tende, prej saj nuk merzitesh dhe nuk lodhesh; kjo eshte letersia, mund te flesh madje edhe me pak, por serish je ne forme.
Sa e veshtire eshte ne Shqiperi per te shkruar dhe botuar libra, nga pikepamja financiare?
Eshte nje nga anet me te dhimbshme. Une kam edhe libra te tjere, qe per arsye financiare nuk i kam cuar ne botim. E rendesishme eshte qe mesazhi letrar, permbushja dhe realizimi letrar, te jene shprehur sa me mire. Qendrimi ne kohe, jo vetem qe nuk i ben keq, por madje i ben mire; kjo nuk me shqeteson, sepse disa pjese qe ndoshta nuk i rezistojne kohes, mund edhe te hiqen. Te gjithe e dime qe libra shiten pak, nuk lexohet shume. Mbase duhet gjetur nje menyre qe shtepite botuese apo librarite, te ndihmohen ne menyre qe libri te shkoje me shume te lexuesi, qe kjo veprimtari intelektuale te realizoje me shume qellimin e saj, pra te ndikoje ne shpirtrat e njerezve, duke e bere nje shoqeri me te mire.
Keni qysh nga viti 1992 ne sherbimin e jashtem dhe dy here keni qene pjese e trupes tone diplomatike jashte vendit. Sa ka ardhur diplomacia ne librat tuaj per lexuesin shqiptar?
Ka pak gjera. Diplomacia eshte vetem nje pjese e jetes sone edhe pse per mua ajo eshte e shtrenjte. Ka bukurine e saj sfiduese, qe po ashtu si per letersine, ia vlen te sakrifikosh, madje shume...Por une deshiroj te permend dicka tjeter; ne jete mund te krahasohen shume gjera, madje mund te metohet qe te behet nje lloj perafrimi edhe mes diplomacise dhe letersise. Ne parathenien e librit tim te fundit ngrihet nje pyetje: "a mund te kete nje bashkejetese, martese te lumtur mes ketyre dy zejeve"? Mendoj se kane gjera te perbashketa ne shumicen e tyre, por ka edhe pika ku nuk perputhen... Por kjo eshte nje kundershti qe nuk te ben te mbetesh rob i saj, por eshte nje sfide (me duket po permend ca si shume dhe pa nevoje fjalet e huaja sfide dhe sakrifice) qe njeriu e perballon, sic thashe, per shkak te dashurise dhe pasionit qe ka.
A keni pengje ne jeten tuaj letrare?
Ai qe shkruan perhere ndodhet perballe nje pengu, sepse ky eshte nje proces, nje rrjedhe, qe gjithmone do ta shoqeroje, do te vazhdoje per shkrimtarin. Mendoj se per nje krijues nuk ka asnjehere fund pengu i realizimit dhe i permbushjes. Shumica e shkrimtareve, sic e dini, thone se "vepren me te mire nuk e kane shkruar ende". Kjo ka te beje me pengun e permbushjes dhe te realizimit si shkrimtar.
A jeni duke punuar per dicka tjeter aktualisht?
Po, sic e thashe edhe me siper, kam gati dy ose tre libra, por nuk dua te flas para kohe. Shkrimtari do te hedhe ne treg ato vepra ose krijime, me te cilat mendon se eshte i realizuar ne menyre optimale.
Cili eshte autori juaj i preferuar?
Ka shume, por kjo sigurisht qe ndryshon, evoluon me moshen, me ngritjen kulturore, me pervojen apo rrethanat. Psh., kur isha student, shume nga poezite e Migjenit i dija permendesh. Pelqej Kadrene, qe eshte kryemjeshtri i letrave shqipe dhe mesuesi i mjeshterise letrare per shume krijues ne Shqiperi. Ajo qe dua te theksoj eshte se kjo terheqje apo adhurimi per autoret, ecen dhe evoluon, por disa prej tyre ngelin te perhershem. Mbase ka edhe libra qe do t'i lexosh here pas here, si Hamletin, Viti 1984, apo Biblen. Nga shkrimtaret e huaj mbase do te vecoja Cehovin. Aktualisht jam duke lexuar dhe me pelqen Singer, nje shkrimtar izraelit; vertet e adhuroj stilin e tij.
Cili eshte komenti me i cuditshem qe keni marre per nje vepren tuaj?
Ka shume, pasi njeriu qe shkruan bisedon shpesh me kolege, te aferm, dashamires, ka vleresime me superlativa, qe ndonjehere mund t'i ndjesh edhe si te pamerituara etj., por te ben pershtypje qe cdo njeri e ben vleresimin e nje vepre duke u nisur nga ajo cka ai ka ne vetvete, pra pasqyron dhe shfaq pervojen dhe dijen e tij, por qe gjithnje degjohet me vemendje dhe mirenjohje. Ndersa kritika letrare eshte e frytshme dhe e mirepritur, madje e domosdoshme do te thosha.
Bisedoi: Fjoralba Shahaj