"Mishi i qenve, me i shijshmi ne bote"
Ata qe ne Perendim konsiderohen si miqte me te mire te njerezve, qente, ne Nigeri jane nje ushqim mjaft i preferuar, madje tendenca per mishin e ketyre kafsheve nuk po njeh limit neper mejhane. Po, ne shtetin e Nigerise ne kontinentin afrikan, mishi i qenve eshte mjaft i preferuar nga te gjitha llojet e shtresave sociale. "404" eshte nje zhargon qe banoret perdorin per mishin e qenit, gjithashtu per te krahasuar shpejtesine e qenve me automjetin tip "Peugeot 404". Mesohet se kafshet sigurohen kryesisht nga rrafshnaltat dhe vendndodhjet e tyre buze lumenjve, si ne Taraba, Gombe States etj. Te dielen pasdite, Acho i drejtohet me automjetin e tij zones ne Diobu, prane Port Harcourt. Por, duket se per te nuk ka vend parkimi, ngaqe te tjere para tij kane ardhur per te shijuar mishin e qenve. Edhe pasi arriti te gjeje nje vend per automjetin e tij, Acho veren se ne lokalin ne fjale nuk ndodhet asnje tavoline e lire. Pa e prishur qejfin, ai vendose te prese, vetem e vetem me qellim qe te shijoje supen e tij pikante me mish qeni. Historia e mesiperme eshte vetem nje nga rastet qe perpiqet te ilustroje, se sa i preferuar eshte mishi 404, qe gatuhet ne menyra te ndryshme, sigurisht edhe me makarona. Klientet thone se shija e tij ngjan me teper me ate te derrit, sesa te vicit. Ka shume me teper kocka, keshtu qe eshte, si te hash mish pule te forte. Ne lokale, thone se ata qe preferojne ta hane ne shtepi "mishin me te shijshem ne bote", mund ta paketojne dhe ta marrin me vete gatimin e porositur. Ne zonat rreth Abuja-s, te emertuara si "Afrika e Jugut", Zimbabve, Soweto dhe Bola, ka vende ku mishi i qenit serviret i skuqur, rosto, ne skare, i zier ose i gatuar ne supe. Shumica e njerezve qe e hane kete lloj mishi, besojne se ai ka veti kuruese. "Koka e kesaj kafshe eshte shume me e mire se Viagra, pasi permireson aktin seksual dhe madje kuron semundje si malaria, dizenteria, tifoja, mbron nga magjia etj", tha Dashe, nje klient ne lokalin "Bukas" ne Jos. Por, mjeku Godsmill Meaghana, qe punon ne nje qender private mjekesore, tha se kjo teori eshte nje mit, sepse nuk eshte vertetuar se mishi i qenit ka veti kuruese. Nga ana tjeter, ne nje vend si Korea, njerezit i perceptojne qente si mjaft te afert me veten, ndaj si te tille e konsiderojne te patolerueshme gatimin e tyre, gje qe e cilesojne mizore. Nderkaq, menyra e vrasjes se tyre do t'i linte pa mend aktivistet e te drejtave te kafsheve. Pergjithesisht, qente ose shtrengohen me nje hekur pas murit, derisa u merret fryma, ose goditen fort me kopace. Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, nje person qe do te ndermerrte nje akt te tille te dhunshem, do te arrestohej me siguri. Sipas Ekaette, nje operatori tjeter te sherbimit te mishit te tille, per sherbim me te shpejte, klienteve u reklamohen per te zgjedhur edhe veshka, zemra, te perbrendshmet e qenve, ne menyre qe ate te zgjedhin sipas preferencave.