Tirana, Teuten e quan "Kujdes nga humbja!"
Tirana do te kete nje prove te veshtire perballe Teutes, para se te mendoje fitimin e titullit kampion. Bardheblute ne javet e fundit do te ndeshen me kampionet ne fuqi, Dinamon dhe rivalen kryesore te ketij edicioni, Vllaznine. Keto ndeshje, do te zgjidhin edhe fituesin e ketij edicioni. Por sipas protagonisteve bardheblu, Teuta eshte nje pengese po aq e rrezikshme, sa edhe kundershtaret e mbetur ne ndeshjet e tjera. "Djemte e detit" zbriten nga froni kampionet ne fuqi, dy jave me pare kur i munden ne kryeqytet. Ekipi i drejtuar nga ish-trajneri i Tiranes, Sulejaman Starova fitoi ndaj Vllaznise, ne "Niko Dovana" dhe ne ndeshjen e se shtunes kerkon te bej "kurban" edhe ekipin Tiranes, si per t'i sfiduar te gjitha pretendentet. Per te shmangur nje rezultat te papelqyeshem, trajneri Agustin Kola i ka paralajmeruar lojtaret, ne analizen e javes. Mile, autori i golit te Teutes ne ndeshjen e fundit ndaj Vllaznise, do te mungoje ne Tirane.